Page 83 - Demo
P. 83
79Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• identifikon thyesën si herës të dy numrave natyrorë, numëruesit dhe emëruesit; • paraqet thyesat si pjesë të tërësisë; • dallon llojet e thyesave, të rregullta, të parregullta dhe numrat e përzier; • identifikon thyesat e barabarta, zgjeron dhe thjeshton thyesat.• shndërron thyesat e parregullta në numra të përzier dhe anasjellas; • përcakton pjesën e dhënë te tërësia dhe përcakton tërësinë kur është dhënë pjesa; • paraqet thyesën si masë (paraqitja e thyesave si masë i referohet pozitës së një numri në boshtin numerik); • krahason thyesat duke shfrytëzuar boshtin numerik, duke i kthyer në thyesa me emërues të njëjtë dhe sipas mënyrës së shumëzimit në diagonale; • kryen veprimet me thyesa (mbledhjen, zbritjen, shumëzimin, pjesëtimin); • zgjidh detyra me fjalë (në situata praktike), duke përdor veprimet me thyesa. ThyesatA E DINI SE...?4Horusi, hyjni e egjiptianëve të lashtë, paraqitet si fajkua. Sipas gojëdhënave, Horusi luftoi kundër të vëllait Sethit dhe në luftë humbi njërin sy. Syri i Horusit konsiderohej me fuqi të jashtëzakonshme magjike. Figura e syrit të Horusit përbëhet nga 6 pjesë të dallueshme, të cilat janë hieroglife. Këto simbole përdoreshin nga egjiptianët e lashtë si thyesa, me numërues 1 dhe emërues numrat 2, 4, 8, 16, 32, 64, siç ilustrohet në figurë.Për thyesa të ndryshme nga këto, egjiptianët përdornin hieroglifin e gojës, që paraqiste shqiptimet e ndryshme të tingullit R me anë të buzëve dhe gojës.Fjalë kyçe: thyesë, numërues, emërues, thyesë e rregullt, e parregullt, të barabarta, thjeshtim, e pathjeshtueshme, emërues i përbashkët, krahasim, mbledhje, zbritje, shumëzim, pjesëtim, numrat e përzier, thyesa të anasjellta, pjesë, tërësia.

