Page 15 - Demo
P. 15
13Sipërfaqja sferike e Tokës, e shtrirë në një sipërfaqe të rrafshëtNDRYSHIMET MIDIS GLOBIT, HARTËS DHE PLANITVeprimtaria 1Veprimtaria 2• Hulumto në internet, gjej, printo dhe sill në klasë: harta fizike ose politike të vendeve të ndryshme dhe plane të kryeqyteteve (ose të qyteteve që dëshiron të njohësh apo vizitosh). Përveç tyre, paraqit në klasë globin, hartën e botës dhe harta të kontinenteve.• Mbi një top të vogël llastiku, cakto dy pika që ndodhen 1800 larg nga njëra-tjetra. • Vertikalisht, vizato disa rrathë që kalojnë (priten) në të dyja pikat e përcaktuara në fillim.• Bëj disa vija të tjera pingul me ato që vizatove (do të formohet një rreth i madh dhe shumë të tjerë paralel me atë, të cilët zvogëlohen duke iu afruar dy pikave të përcaktuara në fillim). Prite topin në disa pjesë përgjatë vijave vertikale, që të kesh mundësi ta “shtrish” sipërfaqen e tij mbi tavolinë (shih figurën 1).• Diskuto në klasë: A është e mundur që e gjithë sipërfaqja e topit të shtrihet në sipërfaqen e sheshtë të tavolinës, pa pësuar deformime? Pse? • Përshkruaj se çfarë drejtimesh morën vijat horizontale dhe ato vertikale që vizatove. Argumento pse është e vështirë ta paraqesim të gjithë sipërfaqen sferike të Tokës në një sipërfaqe të rrafshët.• Përzgjidh shtetin/kryeqytetin/qytetin për të cilin do të grumbullosh informacionin që të nevojitet dhe përshkruaj se çfarë të ofroi globi, harta dhe plani. • Rendit të përbashkëtat dhe ndryshimet që dallon midis globit, hartës e planit dhe diskuto mbi to.1 Realizimi i punës praktike zEkuatorEkuatorDallime: Të përbashkëta:Punë praktike 1.4

