Page 17 - Demo
P. 17


                                    15 Realizimi i punës praktike zPunë praktike 1.6 234• Mbi një karton/dërrasë, krijo me copën e plastelinës një formë të ngjashme me një kodër (shih figurën 1).• Duke filluar që nga maja e kodrës prej plasteline dhe duke shkuar drejt bazamentit, bëj dy vrima me majën e lapsit (shih figurën 2).• Mat me vizore lartësinë e kodrës që krijove, nga maja deri në rrëzën e saj. Ndaje lartësinë/distancën e matur në disa pjesë të barabarta dhe vendos shenja dalluese (shih figurën 3).• Tendose fijen dentare ose fijen e perit dhe përdore për të prerë kodrën në shenjat e vendosura. Prit fillimisht copën e parë nga sipër, afër majës së malit (shih figurën 4).• Merre copën e prerë të plastelinës dhe vendose mbi fletën e bardhë dhe skico me laps konturet e copës së prerë. Në këtë mënyrë, ti ke skicuar në letër izohipsin e parë (shih figurën 5).• Pasi e skicove, hiqe këtë copë mënjanë dhe vepro në të njëjtën mënyrë me copën e dytë dhe me të gjitha copat e tjera që kanë mbetur. Si përfundim, do të kesh skicuar disa izohipse (shih figurën 6). Ndërkohë do të shohësh se, pavarësisht se copat i preve me të njëjtën trashësi, format e harkuara të mbyllura (izohipset) kanë valëzime të çrregullta dhe largesa të ndryshme midis tyre (diku më afër, diku më larg).• Vendos mbi njëra-tjetrën, sipas radhës, copat e prera dhe ndërto përsëri kodrën (shih figurën 7). Vendos mbi të figurat/lodrat e vogla, në mënyrë që të përfaqësojnë në mënyrë të përafërt disa prej objekteve kryesore që dallojmë në një vendbanim. Paraqiti këto “objekte” në fletën e skicuar me izohipse (sipas vendit që u takon), me anë të simboleve. Ti ndërtove një hartë topografike, të përafërt me një hartë topografike të ndërtuar nga hartografët. Në hartën tënde është paraqitur forma e relievit dhe çdo objekt që ndodhet në të.NDËRTIMI I NJË HARTE TOPOGRAFIKE DHE ORIENTIMI ME ANË TË SAJ 1576
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21