Page 18 - Demo
P. 18
16Fletore e punëve praktike - Gjeografia 6Radha jotePër të lexuar dhe për t’u orientuar me hartën topografike të zonës tënde, vepro si më poshtë:• Bazuar në modelin e figurës 8, me ndihmën e mësuesit/es, shiko hartën topografike të vendbanimit tënd.• Lexo shkallën e zvogëlimit, legjendën e hartës, koordinatat gjeografike të vendbanimit tënd (për koordinatat gjeografike shiko kornizën e hartës topografike). • Evidento objektet kryesore që përmban harta dhe përcakto me mendje vendndodhjen e tyre në terren. Dallo largësitë e izohipseve dhe trego se çfarë relievi përfaqësojnë. • Për çfarë shërbejnë izohipset? Pse vijat e skicuara në hartën topografike diku janë më afër me njëra-tjetrën dhe diku më larg? Argumento përgjigjen.• Përshkruaj relievin e vendbanimit tënd dhe analizo shpërndarjen e rrugëve, përqendrimin e ndërtesave të banimit e të aktiviteteve prodhuese, vendosjen e shkollave, të spitalit, të farmacive etj.• Jep mendimin tënd rreth mundësive që ekzistojnë për një organizim sa më të mirë të territorit ku jeton.• Diskuto me shokët e shoqet mbi përfundimet që arrite.Shkalla lineare1 cm = 0,5 km8

