Page 10 - Demo
P. 10


                                    8Nxënësi/ja:1.1 Vetitë e materialeve teknologjikeMateriale në jetën e përditshmeNë jetën e përditshme, ne rrethohemi nga objekte të ndryshme si: lodrat, enët, veglat e punës, tavolinat, karriget, dollapët, telefoni, televizori, kompjuteri etj. Të gjitha këto objekte përbëhen nga materiale të ndryshme. Ato janë krijuar dhe shpikur nga njeriu, si dhe janë përmirësuar gjithnjë e më shumë falë përdorimit të teknologjisë. Teknologjia është zbatimi i njohurive shkencore në praktikë, posaçërisht në industri, si dhe makineritë që prodhohen nga zbatimi i këtyre njohurive. Në të përfshihen, ndër të tjera, pajisjet elektrike e elektronike, si dhe materialet nga të cilat përbëhen ato. Me material kuptojmë lëndën me të cilën prodhohet një objekt. Për shembull, materiali prej të cilit prodhohet karrigia është druri, veglat prodhohen prej metali, ndërsa vizorja prej plastike (fig. 1). Disa nga materialet që përdoren më shpesh për prodhimin e produkteve janë druri, plastika, metalet, qeramika, qelqi dhe lëndët e përbëra (kompozitat). identifikon vetitë elementare të materialeve që përdoren në industri dhe teknologji.Shpjegoni prej cilit material përbëhen objektet në figurë. Shkruani materialin për secilin prej tyre.AktivitetËshtë e rëndësishme të zgjedhim materialin e duhur në prodhimin e objekteve të ndryshme, në mënyrë që objekti të kryejë funksionin për të cilin është krijuar. Për këtë, dizenjuesit duhet të njohin mirë vetitë e materialit që do të përdorin. Vetitë e materialeveVetitë kryesore të materialeve janë: 1) mekanike, 2) fizike, 3) kimike, 4) teknologjike etj.1. Vetitë mekanike të materialeve janë karakteristikat që përcaktojnë se si reagon një material ndaj forcave. Ja disa nga vetitë themelore mekanike:Elasticiteti – aftësia e një materiali për t’u deformuar nga përkuljet, përdredhjet ose tërheqjet dhe për t’u kthyer në formën e vet origjinale. Fortësia – aftësia e një materiali për të përballuar forcat (si tensioni, ngjeshja, prerja dhe përdredhja).Fig. 1 Objekte të krijuara me materiale prej druri, metali, plastike.Nxënësi/ja:teknologji, material, dru, plastikë, metal.FJALË KYÇE:
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14