Page 100 - Demo
P. 100
98Nxënësi/ja:7.7 Vizatimi nëpërmjet programit PaintMicrosoft Paint Është program kompjuterik që e ofron Windows dhe përdoret për të rregulluar foto, vizatuar, krijuar forma të ndryshme etj. Mund të krijoni po ashtu imazhe fantastike duke përdorur versionin Paint 3Dtë Microsoft-it, i cili (përveç figurave 2D) ju mundëson të punoni në 3D. Hapja e programit bëhet në të njëjtën mënyrë siç vepruat për programin Calculator, por në këtë rast shkruani tekstin “paint”. Më poshtë tregohet dritarja kryesore e programit. Le të shohim se çka ofron secila menu e programit Paint. krijon dokumente me programin Paint (Pikturo). Kryen procedurën për vizatim.Ju keni mësuar format gjeometrike në matematikë, si dhe mënyrat se si mund të vizatohen format në 2D dhe 3D. Vizatojini këto forma në një fletë A4 dhe emërtojini. Ngjyrosini me ngjyrat që preferoni. Silleni fletën në klasë.AktivitetDritarja e programit PaintButoni ndodhet në anën e majtë të shiritit të titullit dhe përmban komanda bazë për rregullimin e dritares së punës, si: Restore (rikthe), Move (lëviz), Size (madhësia), Minimise (minimizo), Maximise (maksimizo) dhe Close (mbyll). Shiriti i mjeteve për veprime të shpejta (Quick Access Toolbar)përmban disa nga opsionet përgjithësisht më të përdorura, si Undo (për zhbërjen e veprimit të fundit), Redo (ribërjen e veprimit të fundit të zhbërë); Save (ruajtjen e punës). Këtu mund të shtohen opsione të tjera nga shiriti (Ribbon).Fig. 1Dritarja kryesore e programit Paintvizatim, Paint, shapes (format), colors (ngjyrat).FJALË KYÇE:

