Page 101 - Demo
P. 101


                                    99TEMA 7 TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMITShiriti i titullit (Title Bar): Shfaq emrin e dokumentit, shoqëruar me emrin e programit ku po punohet. Në rastin tonë, dokumentin e kemi pa emër, prandaj aty shkruhet Untitled – Paint. Në të djathtë të shiritit ndodhet butoni Close (mbyll), që shërben për mbylljen e dokumentit.Shiriti i menuve (Menu Bar): Përbëhet nga tre menu kryesore File, Home dhe View.File përmban disa komanda si: New (i ri), Open (hap), Save (ruaj), Save As (ruaj si), Print (printo) etj.Home (baza) përmban grupin e komandave ku mund të zgjedhim mjetet dhe ngjyrat.View (pamja) përmban grupin e komandave që kanë të bëjnë me zmadhimin ose zvogëlimin e pamjes.Mjetet e vizatimitLe të mësojmë disa nga mjetet kryesore të vizatimit në Paint.Në tab-in Home ndodhet grupi i komandave Shapes (format, fig. 2) me të cilat mund të vizatojmë vija të ndryshme, figura gjeometrike si trekëndësh, katror, rreth etj.Për të vizatuar një vijë të drejtë ose të lakuar, ndjekim këto hapa: 1. Klikojmë mbi simbolin për vijën e drejtë ose për vijën e lakuar në grupin Shapes të skedës (tab) Home (baza).2. Lëvizim treguesin e mausit në fletën e vizatimit. Vini re se treguesi i mausit ndryshon pamjen dhe merr një formë të tillë .3. Klikojmë dhe rrëshqasim mausin për të vizatuar një vijë duke mbajtur të shtypur butonin e majtë të mausit.4. Pasi kemi zgjedhur drejtimin dhe gjatësinë e duhur, lëshojmë mausin. 5. Zgjedhim ngjyrën e dëshiruar të kurbës nga paleta Ngjyrat (Colors) në skedën (tab-in) Baza (Home). Për të vizatuar një nga format gjeometrike që ofron grupi i komandave Format(Shapes), ndjekim hapat e mëposhtëm:1. Zgjedhim formën që duam nga menuja Shapes.2. Klikojmë në fletën e punës dhe e rrëshqasim mausin, duke mbajtur të shtypur butonin e majtë të tij derisa madhësia e figurës të jetë ajo e duhura.3. Kur figura është e duhura, e lëshojmë mausin.4. Zgjedhim ngjyrën e vijës që dëshirojmë në paletin Colors. Ngjyra e parazgjedhur është e zezë.NgjyrosjaDeri tani keni mësuar të vizatoni figura të ndryshme gjeometrike, duke zgjedhur dhe ngjyrën e vijës. Por çfarë kënaqësie kanë figurat pa ngjyra? Programi Paintjep mundësinë e ngjyrosjes së tyre fare thjesht, duke përdorur ngjyrat e dhëna në grupin Colors (ngjyrat). (Fig. 4). Fig. 2Fig. 3Grupi i komandave ShapesVizatimi i vijës me ngjyra të ndryshme
                                
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105