Page 102 - Demo
P. 102


                                    100TEMA 7 TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMITPër të zgjedhur më shumë ngjyra, klikojmë Edit Colors (redakto ngjyrat) në grupin Colors. Aty vërejmë dy kuti me ngjyra, Color 1 dhe Color 2. (Fig. 4). Pasi kemi zgjedhur Color 1 dhe Color 2, mund të vizatojmë figura të ngjyrosura. Për ta bërë këtë, ndjekim hapat e dhënë më poshtë:1. Klikojmë në Color 1 dhe zgjedhim një ngjyrë nga paleta Colors, p.sh të kaltër.2. Klikojmë në Color 2 dhe zgjedhim një ngjyrë tjetër nga paleta Colors, p.sh të kuqe.3. Zgjedhim ndonjë formë të mbyllur nga grupi Shapes, p.sh. .4. Klikojmë në fletën e punës.5. Duke e mbajtur shtypur butonin e majtë të mausit, e tërheqim mausin për të vizatuar formën në madhësinë që duam. 6. E lëshojmë mausin. 7. E ruajmë dokumentin e krijuar, duke klikuar te menuja File opsionin Save (ruaj). Te dritarja që shfaqet zgjedhim folder-in ku do ta ruajmë dhe emërtojmë vizatimin.Fshirja Mjeti i fshirjes përdoret për të fshirë ndonjë pjesë të vizatimit ose të ngjyrës së mbushur të figurës. Ju mund ta përdorni këtë mjet duke klikuar dhe rrëshqitur mausin mbi zonën që doni ta fshini. Treguesi i mausit ndryshon formën, duke u bërë një katror i vogël.1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Në programin Paint:a) mund të vizatojmë trekëndësh;b) mund të ndryshojmë ngjyrat;c) mund të krijojmë video.PROVONI VETENDETYRË:Për t’u ushtruar në përdorimin e programit Paint, kryeni detyrën në fletoren e punës, duke ndjekur udhëzimet e dhëna.Duke përdorur mjete të ndryshme të Paint-it, krijoni vizatimin e dhënë në figurë. Provoni të ndryshoni ngjyrat dhe të shtoni ndonjë objekt tjetër.AktivitetPërdoret për të ngjyrosur sfondinPërdoret për të ngjyrosur konturet e figurësFig. 4Fig. 5Zgjedhja e ngjyraveVizatimi dhe ngjyrosja e formave gjeometrike
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106