Page 103 - Demo
P. 103
101Nxënësi/ja:7.8 Krijimi i videove nëpërmjet programit Movie MakerMultimediaËshtë lëndë që përmban kombinim formatesh të ndryshme si: zë, video, imazhe, animacione, përmbajtje ndëraktive. Nëse përdorim disa prej tyre apo gjithë këto dokumente bashkë dhe i kombinojmë më pas me anë të një programi të caktuar kompjuterik, atëherë kemi krijuar një dokument multimedial.Movie MakerMovie Maker (Kineasti) është një program që mund të shkarkohet falas në Microsoft Store (dyqani i Microsoft-it) dhe shërben për të krijuar video duke përdorur foto, video dhe zë, për të montuar video apo prezantime të ndryshme.Programi është shumë i lehtë për t’u përdorur dhe përmban efekte të ndryshme që e bëjnë videon tuaj shumë interesante dhe tërheqëse për shikuesin. Më poshtë do t’ju shpjegojmë mundësitë që ofrojnë 3 menutë kryesore të Movie Maker-it. përdor Movie Maker (Kineasti) për krijimin e një filmi me metrazh të shkurtër nga fusha të ndryshme.Nëse do kishit dëshirë të krijonit një video për një aktivitet të bërë në shkollë, çfarë do të kishit parasysh më shumë:• Bashkë me shoqet dhe shokët e klasës, të mendonit se çfarë videoje mund të krijonit?• A do të mund ta postonit në Youtube dhe sa klikime do të mund të merrnit?• Çfarë efektesh do të përdornit në videon tuaj?AktivitetFig. 1Ndërfaqja e Movie Maker-itmultimedia, movie maker, video.FJALË KYÇE:

