Page 106 - Demo
P. 106


                                    104Nxënësi/ja:7.9 Krijimi i videove me kompjuter krijon histori digjitale me programe kompjuterike (p.sh. Movie Maker).Në mësimin e kaluar, ju mësuat të përdorni programin Movie Maker që i përket sistemit operativ Windows 7. Për ata që kanë sistemin operativ 10 të instaluar në kompjuter, përpiquni të gjeni një program për krijimin dhe redaktimin e videove.AktivitetRedaktimi i videoveDuke marrë parasysh që programi Movie Maker nuk ndodhet në paketën e Windows 10 dhe, për ta përdorur, duhet ta shkarkoni nga Microsoft-i, po ju tregojmë një program të ngjashëm me Movie Maker që ofron sistemi. Ju mund të përdorni programin ClipChamp (kampioni i klipeve), produkt i Microsoft-it për krijimin dhe redaktimin e videove.Programi ClipChampPër të hapur programin, ju duhet të vizitoni linkun: https://clipchamp.com/en/Në faqen që hapet, ju duhet të identifikoheni me një nga llogaritë që mund të keni në Microsoft, Google ose një llogari tjetër, duke përdorur një adresë të veçantë e-mail-i. Pas identifikimit, do të shfaqet ekrani kryesor për programin Clipchamp (fig. 1).Për të krijuar një video të re, klikoni poshtë opsionit Filloni me një regjistrim (Start with a recording) te një nga mundësitë: Ekrani & kamera (Screen & camera), Kamera(Camera), ose Ekrani (Screen).Fig. 1Dritarja kryesore e programit ClipChampClipchamp, klip, video, imazh.FJALË KYÇE:
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110