Page 107 - Demo
P. 107
105TEMA 7 TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMITNëse zgjidhni opsionin Kamera, pasi jeni siguruar se keni qasje në kamerën dhe mikrofonin e kompjuterit, klikoni butonin e regjistrimit (Record) për të bërë regjistrimin e videos (fig. 2). Kini parasysh se regjistrimi nuk mund të zgjasë më shumë se 30 minuta. Kur të keni mbaruar, lëvizni mausin mbi ekran dhe klikoni butonin e regjistrimit (Record) për të ndaluar videon. Pasi të ketë përfunduar regjistrimi, programi Clipchamp e riprodhon automatikisht, në mënyrë që të mund ta rishikoni. Nëse nuk jeni të kënaqur me videon, klikoni opsionin Retake recording (ribëjeni regjistrimin). Përndryshe, klikoni Save and edit (ruaj dhe redakto) (fig. 3).Pasi ta keni regjistruar videon me kamera, mund ta redaktoni nëpërmjet komandës Krijo një video (fig. 4). Nëse videoja ruhet në kompjuterin tuaj, mund ta tërhiqni dhe ta lëshoni në ekran ose ta shfletoni dhe ta zgjidhni (fig. 5). Së pari, tërhiqni dhe lëshoni klipin që dëshironi ta redaktoni në Shiritin kohor.Tani mund ta modifikoni videon duke përdorur veglat e Shiritit kohor (Timeline tools) (fig. 6). Mund të prisni ose shkurtoni çdo pjesë të videos që nuk ju pëlqen, duke zhvendosur pulsorin e luajtjes (playhead) në zonën ku dëshironi të shkurtoni videon. Klikoni ikonën Split (ndaj) në shiritin e veglave. Zgjidhni zonën që dëshironi të hiqni dhe klikoni ikonën Delete (fshi). Fig. 2 Fig. 3Fig. 4Fig. 5 Fig. 6Regjistrimi i videos Ruajtja e videosKrijimi i një videoje te reZgjedhja e videove nga kompjuteri Redaktimi i videos

