Page 108 - Demo
P. 108
106TEMA 7 TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT1. Krijoni një video të shkurtër, emërtojeni dhe ruajeni në Google Drive. 2. Tregoni në klasë videot dhe diskutojini së bashku me shokët/shoqet.PROVONI VETENShtimi i klipeve: (fig. 7) Për të futur klipe shtesë në video, klikoni butonin plus në të majtë dhe më pas zgjidhni, tërhiqeni dhe lëshojeni klipin që dëshironi ta përfshini. Tërhiqeni klipin në vijën kohore. Shtimi i tekstit në video: Për të shfaqur tekstin në video, si për shembull një titull, klikoni ikonën në shiritin e majtë të veglave për Tekst (Text). Në të majtë, klikoni butonin plus për stilin e tekstit që ju pëlqen ose tërhiqeni atë në vijën kohore. Klikoni dy herë mbi stilin e tekstit në videoklip dhe zëvendësojeni atë me tekstin që dëshironi. Nga shiriti i sipërm i veglave, mund të modifikoni stilin e shkronjave, ngjyrën dhe tiparet e tjera (fig. 8). Shtimi i Imazheve: Klikoni ikonën për Images Stock (fondi i imazheve) për të shtuar imazhe nga biblioteka Clipchampnë videon tuaj. Bëni të njëjtën gjë me Stock Videos (fondi i videove) për të shtuar klipe nga biblioteka në afatin kohor.Ruajtja e videos: (fig. 9) Kur të keni mbaruar modifikimin, është koha ta ruani videon. Klikoni butonin Export (eksporto) në të djathtën e sipërme dhe zgjidhni rezolucionin që dëshironi të përdorni. Clipchamp fillon ta prodhojë videon. Kur të ketë mbaruar, klikoni butonin Ruaj në kompjuter(Save to your computer) për ta ruajtur atë si skedar MP4. Ju gjithashtu mund ta eksportoni videon në Google Drive, YouTube, TikTok, OneDrive, Pinterest ose Box.Fig. 8Fig. 9Shtimi i tekstit në videoRuajtja e videosFig. 7Shtimi i klipeve në video

