Page 109 - Demo
P. 109


                                    107Nxënësi/ja:7.10 Mirëmbajtja e kompjuteritFig. 1Fig. 2Komanda Shut DownProgram antivirusMirëmbajtja harduerikeSi çdo pajisje tjetër elektronike, edhe kompjuterit i nevojitet mirëmbajtje dhe kujdes gjatë përdorimit. Kjo ka të bëjë me dy aspekte: mirëmbajtjen harduerike dhe mirëmbajtjen softuerike.Mirëmbajtja harduerike ka të bëjë me gjithçka që mund të shkaktojë dëmtim fizik. Dëmtime fizike mund të jenë: bën mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e kompjuterit përmes programeve aplikative, duke identifikuar problemet kryesore në sistemin operativ.Përshkruani disa nga problemet që mund të keni hasur gjatë punës në kompjuter dhe tregoni si keni vepruar. I keni zgjidhur vetë këto probleme, apo me ndihmën e të rriturve?Aktivitet mbrojtje harduerike, mbrojtje softuerike, antivirus, mirëmbajtje.FJALË KYÇE:• goditjet e njësisë;• goditjet nga rryma elektrike;• shkyçja jo e rregullt e kompjuterit;• dëmtimi i një pjese harduerike, që shkakton avari të njëpasnjëshme.Si ta mbroni kompjuterin?• Vendoseni kompjuterin në pozicionin e përshtatshëm, ashtu siç është parashikuar që në prodhim. Ruajeni nga goditjet apo rrëzimet.• Mbrojeni me stabilizator, nëse rryma në shtëpinë tuaj ka luhatje tensioni.• Mos e fikni kompjuterin duke hequr kabllon nga priza. Gjithmonë përdorni komandën Shut Down apo Power Off (fig.1).• Nëse është prishur një pjesë, zëvendësojeni me një të re; p.sh. nëse ventilatori nuk punon, kjo mund të çojë deri në djegien e procesorit apo edhe të motherboard-it (Pllaka Amë).Mirëmbajtja SoftuerikeMirëmbajtja Softuerike ka të bëjë me pjesën programore dhe nënkupton avaritë që mund të shkaktohen nga programet e dëmshme për sistemin operativ. Këto dëmtime mund të vijnë nga rrjeti i internetit, USB-të, etj.Si të mbrohemi?• Përdorni programe antivirus (fig. 2), që ndihmojnë në parandalimin e infektimit të kompjuterit me viruse. Janë me apo pa pagesë. • Përdorni dhe aktivizoni programet mbrojtëse të sistemit operativ.• Kontrollojini gjithnjë me antivirus USB-të që futni në kompjuter.• Mos hapni dokumente apo linqe të dërguara nga persona të panjohur përmes e-mail-it apo rrjeteve sociale. Kontrolloni mirë çfarë ju dërgojnë edhe miqtë tuaj, sepse edhe kompjuterët e tyre mund të jenë të infektuar nga viruset dhe mund t’jua dërgojnë juve pa dashje.
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113