Page 11 - Demo
P. 11
9Rezistenca – aftësia e një materiali për të ruajtur formën e vet pa u përkulur.2. Vetitë fizike kanë të bëjnë me pamjen e jashtme, përcjellshmërinë, ngjyrën, përmasat, dendësinë, peshën specifike të materialit.Dendësia – sasia e materialit që nxë një vëllim i caktuar.Përcjellshmëria – aftësia e materialit për të mbajtur dhe përcjellë nxehtësinë (energjinë termike) dhe rrymën (energjinë elektrike).Madhësia – dimensionet e matura të një materiali në dy ose tri dimensione.3. Vetitë kimike janë vetitë që shfaq materiali kur ndërvepron me një substancë tjetër. Një nga vetitë kimike është korrozioni.Korrozioni – aftësia e materialeve (më së shumti metaleve) për të reaguar ndaj ambientit të jashtëm. Faktorë korrozivë janë uji, ajri, dheu. P.sh.: hekuri ndryshket (oksidohet) në prani të oksigjenit.4. Vetitë teknologjike – sjellja e materialeve gjatë përpunimit të tyre përmes proceseve teknologjike. Disa nga vetitë teknologjike janë prerja, ngjitja, përkulshmëria. Prerja – aftësia e materialit për t’u prerë me vegla prerëse.Ngjitja – aftësia e 2 materialeve për t’u ngjitur me njëri-tjetrin me anë të saldimit.Përkulshmëria – aftësia për të marrë forma të caktuara.Në tabelën e mëposhtme jepen disa nga vetitë e drurit, metalit dhe plastikës.PROVONI VETENMateriali VetitëDruri I qëndrueshëm, izolues i mirë i nxehtësisë dhe elektricitetit, i përkulshëm, me dendësi të vogël, i punueshëm, përshkohet nga uji, digjet, punohet lehtë.Metali Shumica e metaleve janë të fortë, të ngurtë, me dendësi të madhe, e përcjellin mirë elektricitetin dhe nxehtësinë. Plastika Nuk është material i qëndrueshëm, ka dendësi të vogël, nuk e përcjell nxehtësinë dhe elektricitetin, nuk përshkohet nga uji, merr formë kur ngrohet, ka edhe lloje të forta, edhe të buta.1. Çfarë e përcakton përshtatshmërinë e një materiali për një projekt?2. Gjeni 3 objekte të prodhuara nga secili prej materialeve të mëposhtme.Dru Metal Plastikë3. Lidhni me shigjetë.Vetitë mekanike • kontrollojnë mënyrën se si një material reagon ndaj kimikateve.Vetitë kimike • kanë të bëjnë me pamjen e jashtme, përmasat, densitetin, peshën specifike.Vetitë teknologjike • karakteristika që përcaktojnë se si një material reagon ndaj forcave.Vetitë fizike • sjellja e materialeve gjatë përpunimit të tyre përmes proceseve teknologjike._______________________________________________________________________________________________________________________________________Tabela 1. Vetitë e materialeve

