Page 110 - Demo
P. 110


                                    108TEMA 7 TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMITKlikoni butonin Start dhe shkruani Security and Maintenance. Shikoni çfarë përmban dosja Security and Maintenance (Siguria dhe mirëmbajtja)? Si quhen programet që mban ajo? Çfarë programesh të tjera njihni, që mund t'i shtoni në këtë dosje?Aktivitet1. Rrethoni përgjigjen e saktë.Kur kryejmë punë me kompjuter, ne duhet:a) ta fikim kompjuterin me opsionin Power Off; b) ta heqim nga priza.2. Lidhni me shigjeta.Mbron kompjuterin Komunikimi në internetDuhet të sillemi mirë Windows Defender3. Shkruaj një mënyrë të mbrojtjes harduerike dhe një të mbrojtjes softuerike.1. ____________________________________________________________2. ____________________________________________________________PROVONI VETENSistemi operativ është një pjesë e programeve të sistemit. Përveç tij, ka dhe programe të tjera ndihmëse që quhen programet e shërbimeve (Utilities), që i lejojnë përdoruesit të kryejë detyrat e mirëmbajtjes së kompjuterit. Disa nga programet e shërbimeve janë: programet për gjetjen dhe ruajtjen e skedarëve, diagnostikimi dhe riparimi i problemeve të sistemit. Gjithashtu, programet e shërbimit ndihmojnë për të siguruar dhe mbrojtur të dhënat. Disa programe ndihmëse shërbejnë për ruajtjen e kompjuterit nga softuerë të padëshiruar, si viruset.Shërbimet e mirëmbajtjes • Disk Cleanup (Pastrimi i diskut). Programi Windows përfshin gjithashtu një program të pastrimit të diskut në Panelin e kontrollit (Control Panel). Ai skanon kompjuterin për skedarë të përkohshëm dhe skedarë të tjerë që mund të fshihen. Më pas, mund t’i fshini skedarët për të liruar hapësirë në diskun e fortë (diskun bazë) të kompjuterit. Shërbimi i pastrimit të diskut kërkon dhe heq dosjet e panevojshme. • Disk Defragmentation (Defragmentimi i diskut (fig. 3). Windowspërfshin një program të defragmentimit të diskut në Panelin e kontrollit. Nëse kompjuteri po funksionon ngadalë, ekzekutimi i këtij programi mund të ndihmojë për ta shpejtuar atë. Defragmentimi është procesi i zvogëlimit të hapësirës së përdorur nëpërmjet zhbërjes së copëzimit të skedarëve, duke i mbledhur në një vend pjesët e ruajtura në vende të veçanta në disk të çdo skedari. Defragmentimi zhbllokon skedarët që janë mbivendosur. Defragmentimi përfshin edhe riorganizimin e skedarëve në hapësirën e papërdorur në disk. Kjo do të bëjë që sistemi operativ të ketë qasje më të shpejtë te të dhënat dhe programet të ekzekutohen më shpejt. Shumica e sistemeve operative moderne e kryejnë këtë proces automatikisht. Për më shumë informacion, referojuni fletoren e punës. Fig. 3 Defragmentimi i diskut
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114