Page 111 - Demo
P. 111
109Nxënësi/ja:7.11 Përdorimi i pajisjeve iPad dhe SmartphoneTabletaKompjuterët-tabletë nuk mund të bëjnë domosdoshmërisht gjithçka që mund të bëjnë kompjuterët tradicionalë. Për shumë njerëz, një kompjuter tradicional si desktopi ose laptopi është ende i nevojshëm për të përdorur disa programe. Megjithatë, komoditeti i një tablete do të thotë se ajo mund të jetë ideale si kompjuter i dytë. iPad është shembulli i një tablete.iPad-i dhe aplikacionet për vizatimin dhe redaktimin e imazheveiPad-i është një pajisje që ju mundëson të kryeni procese të ndryshme. Nëpërmjet iPad-it, ju mund të regjistroni video të vogla, të realizoni vizatime apo të kryeni veprime matematikore. Për të kryer procese të tilla si vizatimi ose veprimet matematikore, është e rëndësishme të instalohen aplikacionet përkatëse. Një ndër aplikacionet që mund të përdoret për vizatim në iPad është Pixelmator. Ky aplikacion është redaktor imazhi me funksione të plota, i bazuar në shtresa, që ju lejon të shtoni forma, foto dhe tekst për të krijuar kompozime të bukura imazhesh. Gjithashtu, ju mund t’i përmirësoni imazhet, skiconi dhe pikturoni njësoj në iPad dhe iPhone.Pixelmator-i mund t’i ruajë imazhet në formatet PSD, JPEG, PNG dhe formate të tjera. Puna mund të arrihet nga kudo, mund të ndahet në platformat sociale dhe mund të shkarkohet dhe sinkronizohet drejtpërdrejt në iCloud. Në figurë, jepet zmadhimi dhe redaktimi i imazhit me aplikacionin Pixelmator në iPad.Aplikacionet e sotme të vizatimit ofrojnë veçori të avancuara, që e bëjnë të lehtë krijimin e vizatimeve digjitale në një mënyrë që nuk ka qenë e mundur më parë. Për të kuptuar se si funksionojnë këto aplikacione, mjafton të shikoni videot mësimore që mund t’i gjeni në Youtube. P.sh. nëse doni të njiheni me aplikacionin Pixelmator, mjafton të shkoni në kanalin Youtube, në shiritin e kërkimit të shkruani “video tutorial Pixelmator“ dhe më pas të shtypni OK, që të shfaqen videot lidhur me aplikacionin. Ne kemi zgjedhur një video për fillestarë, siç e shihni në dritaren e mëposhtme. tinyurl.com/3rmjjhp5 kryen veprime me pajisjet iPad, mobile për të operuar dhe ruajtur shënimet e ndryshme në to.Nëse keni përdorur tabletë apo smartfon, tregoni disa nga funksionet e tyre. Përse shërbejnë ato? Diskutoni në klasë.AktivitetiPad, smartfon.FJALË KYÇE:

