Page 112 - Demo
P. 112
110TEMA 7 TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMITTelefonat e zgjuar (Smartphones)Smartfoni është një version më i avancuar i telefonit celular tradicional. Përveç veçorive themelore të njëjta si: telefonata, postë zanore, mesazhe me tekst, telefonat inteligjentë mund të lidhen me internetin përmes Wi-Fi ose rrjetit celular (që kërkon blerjen e një plani mujor të të dhënave). Kjo do të thotë që ju mund të përdorni një smartfon për të njëjtat gjëra që do t’i bënit normalisht në një kompjuter, të tilla si menaxhimi i takimeve dhe agjendës, krijimi i detyrave, përdorimi i aplikacioneve sociale (Facebook, Twitter, G+ etj), dërgimi i MMS-ve, shikimi dhe dërgimi/pranimi i fotografive dhe videove të ndryshme, dërgimi/pranimi dhe kontrollimi i e-mail-it, shpërndarja e vendndodhjes me persona të tjerë, shfletimi në internet, apo përdorimi i aplikacioneve si p.sh. Google Maps për të gjetur një vendndodhje të caktuar.Shumica e telefonave inteligjentë përdorin ekran të ndjeshëm ndaj prekjes, që do të thotë se nuk kanë tastierë fizike në pajisje. Në vend të saj, ju do të shkruani në një tastierë virtuale dhe do të përdorni gishtat për të bashkëvepruar me ekranin. Karakteristika të tjera standarde të këtyre telefonave përfshijnë një aparat fotografik digjital me cilësi të lartë, si dhe aftësinë për të luajtur muzikë digjitale dhe skedarë video. Për shumë njerëz, një smartfon mund të zëvendësojë vërtet pajisje elektronike të tilla si laptopi i vjetër, luajtësi muzikor digjital dhe aparati fotografik digjital në të njëjtën pajisje.Shumë telefona celularë mund të bëjnë gjëra që i bëjnë dhe kompjuterët, përfshi shfletimin në internet dhe lojërat. Ata shpesh quhen smartfonë.Disa nga karakteristikat më të fundit të këtyre telefonave janë:• incizimi i videove dhe realizimi i fotografive në të njëjtën kohë;• ndihmës personal që përdor zërin (Siri – Natural Language Commands and Dictation);• komunikimi në distancë të afërt (NFC – Near Field Communication);• ndjekja (gjurmimi) e shikimit të syrit dhe kontrolli i zërit (Eye-tracking and Voice-control);• transformimi dhe filtrimi i fotografive në një formë “profesionale”.Të mos harrojmë se telefoni është më shumë një mjet pune sesa kënaqësie. Për këtë arsye, qëndrimi i gjatë në telefon sjell dëme të konsiderueshme në shëndet, siç mund të jetë dëmtimi i syve apo dëmtimi i pjesës së sipërme të shtyllës kurrizore.1. Cilat janë disa nga pajisjet që mësuat në këtë mësim?2. Për çfarë mund të na shërbejnë telefonat e zgjuar? 3. Provoni të vizatoni në iPad ose në telefon të zgjuar. Printojeni vizatimin dhe silleni në klasë. Shpjegoni çfarë aplikacioni përdorët për ta bërë vizatimin. PROVONI VETENFig. 2Fig. 1Aplikacione të telefonit të zgjuar. Editimi i videove

