Page 113 - Demo
P. 113


                                    111Nxënësi/ja:7.12 Lojërat kompjuterikeProgramet zbavitësePër njeriun, koha ka qenë gjithmonë e vlefshme. Me zhvillimin e teknologjisë, detyrat kryhen më shpejt dhe punët janë më të lehta. Por koha që kalojnë sot njerëzit në internet pranë telefonave dhe pajisjeve kompjuterike është brengosëse.Puna me pajisje teknologjike ka përparësitë e veta nëse, përveç argëtimit, ato i përdorim edhe për të mësuar.Në internet ka burime të pafundme argëtimi, si lojërat, muzika, videot etj., por ka edhe burime të shumta informacioni që ju ndihmojnë t’i plotësoni ato që mësoni në shkollë.Gjatë përdorimit të kompjuterit për argëtim, duhet të keni parasysh disa gjëra:• Pas çdo 20 minutash përdorimi, duhet të pushoni disa çaste.• Refuzoni lojërat agresive me vrasje apo skena të pahijshme.• Rrjetet sociale ofrojnë lojëra pakufi; zgjidhni ato më të dobishmet, të cilat nuk ju krijojnë varësi.• Gjatë lojërave online, refuzoni grupet me njerëz të panjohur.Programe zbavitëse-edukative (fig. 1) ofrohen pakufi në internet. Ato janë falas dhe ju ndihmojnë të përdorni kreativitetin, shpejtësinë dhe logjikën për të mësuar dhe për t’u zbavitur.Më poshtë do të shohim disa nga ato që ofrohen në internet.Faqja https://games.dtml.org ofron lojëra nga fusha të ndryshme mësimore dhe përdoret në 180 vende të botës. Në këtë faqe mund të regjistroheni edhe për të qenë në hap me të rejat e fundit të teknologjisë në arsim. Këtu do të gjeni lojëra nga fizika, gjuha angleze, matematika, gjeografia, pastaj lojëra kujtese dhe lojëra që ju nxisin dhe mësojnë të shkruani shpejt dhe saktë në tastierë. praktikon mësimin përmes lojërave në Mavis Beacon.Diskutoni në klasë me shoqet dhe shokët se cila është loja kompjuterike që ju pëlqen më shumë. Tregoni pse ju pëlqen.Aktivitetlojëra kompjuterike, program zbavitës, programe edukativomësimore.FJALË KYÇE:Fig. 1 Programe zbavitëse për fëmijë
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117