Page 115 - Demo
P. 115


                                    TEMA 8Këshillimi dhe orientimi në karrierëPërmbledhje: Në këtë tematikë nxënësit/et do të marrin informacion ndihmës për sa i përket orientimit në karrierë. Së pari, do të njihen me termin karrierë dhe se si njohja sa më e mirë e vetes do t’i ndihmojë të zgjedhin në të ardhmen profesionin e duhur. Gjithashtu, do të njihen me burime të ndryshme, të cilat do t’i ndihmojnë të zbulojnë dëshirat dhe aftësitë për të qenë të suksesshëm në karrierë. Duke marrë në konsideratë zhvillimin e shpejtë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, nxënësit/et do të udhëzohen se si t’i përdorin platformat digjitale, për t’i ndihmuar në njohjen më të mirë të profesioneve dhe se si përshtaten profesione të caktuara me aftësitë, interesat, vlerat dhe preferencat e tyre. Në fund, nxënësit/et do të nxiten të zhvillojnë një projekt praktik, ku do të zbatojnë konceptet dhe informacionet e mësuara gjatë kësaj tematike. 
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119