Page 116 - Demo
P. 116
114Nxënësi/ja:8.1 Ç’është karriera?Planifikimi i karrierës Që nga fëmijëria jemi përgatitur për këtë udhëtim interesant dhe e kemi pyetur shpesh veten “Kush jam unë?\Karriera është zgjedhja e llojit të punës që bën njeriu. Bazuar në zhvillimin profesional që ndjekin, kurset që kryejnë, preferencat që kanë, njerëzit përcaktojnë rrjedhën e karrierës për vitet e ardhshme. Nuk ka një përgjigje të thjeshtë dhe të njëjtë për të gjithë, sepse të gjithë jemi të veçantë në mënyrën tonë, kemi talentet, pasionet, aftësitë dhe interesat tona.Zhvillimi i karrierës paraqet një proces të vazhdueshëm të të mësuarit, që është i lidhur ngushtë me vetëzbulimin, hulumtimin e mundësive për punë, aktivitetet për vendimmarrje dhe përcaktimin e qëllimeve. Hapat që ndikojnë në zhvillimin e duhur të karrierës janë: planifikon hapat për karrierën.Bëni një bisedë në shtëpi me të afërmit tuaj dhe pyetini ç’profesion kanë. Kush ka vendosur për profesionin që kanë? A do të donin të kishin një profesion tjetër? Mbajini shënim përgjigjet për këto pyetje dhe diskutojini së bashku me mësuesin/en në klasë. AktivitetKomunikimi dhe zhvillimi, çelësi i suksesitËshtë me rëndësi të komunikojmë me njerëz, të njohim veten më mirë, në mënyrë që të marrim vendimet më të mira për ardhmërinë tonë.Por kjo nuk mjafton. Ne gjithashtu duhet të ndjekim shtigjet e shkollimit, të njohim më mirë botën e punës dhe të mos kemi frikë të njihemi me gjëra të reja. Pa marrë parasysh se cilën rrugë ndjekim, gjithmonë do të ketë mundësi të reja për të përmirësuar shkathtësitë tona.Me gjithë ato që bëjmë, mund ta ndjekim rrugën drejt suksesit nëse zhvillojmë disa shkathtësi që na ndihmojnë të arrijmë cakun tonë.Duhet t’i zhvillojmë shkathtësitë e forta dhe shkathtësitë e buta në çdo profesion që duam të punojmë.Hulumtimi rreth vetes (rolet që më pëlqejnë, interesat e mia, vlerat profesionale dhe personale, aftësitë dhe pikat e mia të forta, stili i jetesës që preferoj, mjedisi ku dëshiroj të punoj dhe kërkesat që duhet t'i zhvilloj për t'iu përgjigjur nevojave të mia).Kërkimi i informacionit të duhur në kanale të ndryshme komunikimi (si mediat, puna në rrjet, intervistat informative) mbi mundësitë që ofron tregu i punës për profesionin e kërkuar.Vendimmarrja (hulumtimi dhe analizimi i opsioneve të gjetura; si i përgjigjen opsionet e gjetura nevojave të mia). Përpilimi i dëshirave për të zhvilluar një plan që na ndihmon në arritjen e dëshirave tona për zhvillim karriere.karrierë, planifikim, aftësi, shkathtësi, dëshira. FJALË KYÇE:

