Page 117 - Demo
P. 117
115TEMA 8 KËSHILLIMI DHE ORIENTIMI NË KARRIERËShkathtësitë e fortaZakonisht mësohen në shkollë dhe janë: leximi, shkrimi, matematika, programimi, menaxhimi i projekteve etj.Shkathtësitë e buta• janë shkathtësi personale: komunikimi, përshtatja, mendimi kritik, puna ekipore, zgjidhja e konflikteve dhe zgjidhja e problemeve.Etika në punë Si e tregojmë që kemi etikë të mirë në punë? Paraqitemi në kohë, respektojmë orarin e punës, jemi gjithmonë të angazhuar, pranojmë sfidat, nuk heqim dorë lehtë – të gjitha këto tregojnë përkushtimin dhe etikën në punë.Mirësjellja Sjelljet janë ato që kultivojnë marrëdhëniet me të tjerët. Përdorni shprehjet “ju lutem”, “faleminderit”, “më falni” dhe “a mund t’ju ndihmoj?” sa herë që është nevoja.Puna ekipore Shpërndarja e punës dhe bashkëpunimi ka shumë rëndësi. Edhe pse shumë prej nesh ndihemi të veçantë, mbani mend që punëtorët duhet të punojnë së bashku. Shpesh na duket sikur puna jonë nuk dallohet, por s’ka rëndësi. Punëdhënësit nuk kërkojnë “superyje”. Është puna në grup ajo që çmohet.Disiplina dhe vetëbesimi Aftësia për të menaxhuar, mësimi nga përvojat, pyetjet, përmirësimi i gabimeve, pranimi i kritikave pa u ndjerë i nënçmuar apo i ofenduar ka shumë rëndësi. Punëdhënësit kanë nevojë për njerëz që mësojnë.Aftësitë gjuhësore A e keni vënë re që komunikimi ka rëndësi të madhe? Aftësitë në shkrim, lexim dhe në të folur kanë shumë rëndësi. Shkathtësitë e forta profesionale nuk kanë rëndësi, nëse nuk kemi aftësi të mira komunikuese.PROVONI VETEN1. Plotësoni kërkesat e mëposhtme dhe diskutojini ato më mësuesen/in. Emri: _____________________Hobi: _____________________Në kohën e lirë, më pëlqen të merrem me: _____________________Lënda ime e preferuar është: _____________________Lënda ku kam më shumë vështirësi, është: _____________________Pas klasës së 9-të, dua të shkoj në gjimnazin: _____________________Pas gjimnazit, dëshiroj: _____________________Profesioni që dua, është: _____________________Në të ardhmen, e shoh veten si: _____________________2. Sa nga shokët/shoqet e klasës kanë zgjedhur të njëjtin profesion si ty?

