Page 118 - Demo
P. 118
116Nxënësi/ja:8.2 Hulumtimi i karrierësSi të hulumtojmë? Hulumtimi për karrierën është një nga proceset më të rëndësishme për të zgjedhur rrugën në të cilën dëshirojmë të ecim në të ardhmen. Është një proces që ju ndihmon të shihni pikat e forta dhe të dobëta të çdo profesioni që dëshironi, por gjithashtu të njihni edhe se si funksionon tregu i punës. Hapat e duhura për të eksploruar:• Eksploroni sa më shumë profesione.• Vëzhgoni dikë që ushtron profesionin e vet: mbani shënime, cilat janë punët/detyrat që bën ai/ajo në profesionin e vet.• Flisni me njerëzit e këtyre profesioneve për të njohur më mirë se çfarë shkolle/kursesh kanë ndjekur për të punuar në profesionin që kanë. A ka qenë ky profesioni që kanë dëshiruar edhe kur kanë qenë fëmijë? • Është shumë e rëndësishme që të njihni mirë pikat e dobëta dhe të forta, shkathtësitë që zotëroni, vlerat që mbartni dhe interesat që keni. Bëni atë që ju pëlqen në fushën tuaj, për të qenë të realizuar në profesionin tuaj. • Mos kini frikë të eksploroni dhe të pyesni, sa herë që dëshironi të dini më shumë. Kur flasim për zhvillimin e karrierës, synojmë të njohim aftësitë dhe shkathtësitë/dëshirat të cilat duam të arrijmë për një karrierë të suksesshme. Ndaj për këtë është e rëndësishme të dimë:1. Ku jam sot? Cilat janë aftësitë, dëshirat, interesat dhe shkathtësitë e mia?2. Ku dëshiroj të jem pas 5 vitesh, ku dua të arrij, cili është qëllimi im?3. Çfarë duhet të bëj konkretisht për të shkuar atje ku synoj?Për t’iu përgjigjur me sukses këtyre pyetjeve, duhet të plotësoni disa parakushte. zgjeron njohuritë, krijon shprehi hulumtimi duke shfrytëzuar burime të ndryshme, me qëllim zbulimin e dëshirave dhe aftësive për një karrierë të synuar.Përgjigjuni pyetjeve dhe diskutojini me shokët/shoqet në klasë. Çfarë ju pëlqen më shumë të bëni gjatë pushimeve? Keni provuar ndonjëherë të merreni me aktivitet krijues? Nëse po, me çfarë konkretisht? Cili është profesioni që ju ngjall më shumë kureshtje?AktivitetSHKATHTËSITËINTERESATKARRIERAVLERAThulumtim karriere,interesa,shkathtësi,vlera.FJALË KYÇE:

