Page 119 - Demo
P. 119


                                    117TEMA 8 KËSHILLIMI DHE ORIENTIMI NË KARRIERËInteresat• Interesat janë gjërat që ju pëlqen të bëni. • Kur zgjidhni profesionin, është mirë që t’i njihni interesat tuaja dhe që ato interesa t’i përshtaten këtij profesioni.• Përshtatja e interesave me profesionin e bën atë më të pëlqyeshëm për ju.Shkathtësitë• Shkathtësitë janë gjërat që ju i bëni mirë.• Gjatë zgjedhjes së profesionit, duhet t’i njihni shkathtësitë tuaja, sepse profesionet e ndryshme kërkojnë shkathtësi të ndryshme.• Gjatë ushtrimit të profesionit, është mirë që t’i keni disa shkathtësi, sepse kështu do të jeni më të suksesshëm.Vlerat• Vlerat janë gjë me rëndësi për t’i praktikuar.• Kur zgjidhni profesionin, nëse nuk e vlerësoni dhe çmoni, nuk do të keni sukses ashtu siç do të kishit mundur të kishit.• Nëse i përdorni vlerat në vendin e punës, atëherë profesioni do të ketë më shumë kuptim për ju.Si të hulumtojmë?Këtu do të mësoni metoda të ndryshme për gjetjen e profesionit që ju përshtatet më së miri. Këto mënyra janë të shumëllojshme. Mund të mësoni për profesionet duke zhvilluar vizita në vendet ku ushtrohen ato; p.sh. nëse dëshironi të dini për profesionin e dentistit, mund të shkoni në një klinikë dentare. Ose mund të pyesni të afërmit tuaj në lidhje me profesionet që kanë. S’duhet të harrojmë që, falë zhvillimit të teknologjisë së informacionit, interneti ofron një shumëllojshmëri informacionesh. Në faqen kpk.rks-gov.net gjeni informacione të detajuara sa i përket klasifikimit të profesioneve të ndryshme. Gjithashtu mund të interesoheni edhe tek zyrat e punësimit lidhur me format më të këshillueshme për të gjetur profesionin e dëshiruar. Mos harroni: nuk ka zgjidhje model dhe ideale për të gjithë, pasi secili është i ndryshëm edhe brenda të njëjtit profesion. Në fletoren e punës, do të gjeni një pyetësor që ju ndihmon të përshtateni me një profesion të caktuar në bazë të interesave, shkathtësive dhe vlerave që keni.1. Zgjidhni një profesion që dëshironi. Për profesionin e përzgjedhur, duke u bazuar te mësimi, thoni cilat janë shkathtësitë, vlerat, interesat. Argumentojeni përgjigjen me një paragraf. Diskutojeni në klasë detyrën së bashku me mësuesit.PROVONI VETEN
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123