Page 12 - Demo
P. 12
10Nxënësi/ja:1.2 Përpunimi i druritLlojet e drurëveDruri është një nga materialet natyrore më të përdorura nga njeriu. Përdorimi i tij daton që në kohët e lashta. Ai është përdorur për ngrohje apo në prodhimin e veglave të thjeshta, enëve dhe lugëve, barkave dhe shtëpive e shumë të tjera. Në ditët e sotme, druri zë një vend të rëndësishëm në jetën e njeriut. Përdorimet e drurit përfshijnë veglat, mobiliet, parketet, tavanet, enët e kuzhinës, ndërtimtarinë, lodrat, dekorimet etj. Produktet e drurit mund të kenë jetë të gjatë dhe shpesh ripërdoren ose riciklohen.Druri kategorizohet në dy grupe: i butë dhe i fortë.Druri i butë vjen nga pemët halore që karakterizohen nga gjethet e vogla (halat) që nuk bien në vjeshtë dhe qëndrojnë me gjelbërim të përhershëm gjatë gjithë vitit (fig. 1.a). Këto pemë duan rreth 40 vjet për t’u rritur, para se të jenë gati për prerje. Shembuj: pisha, bredhi, kedri (cedri).Druri i fortë vjen nga pemët me gjethe të mëdha e të sheshta që bien në stinën e vjeshtës (fig. 1.b). Këto lloj pemësh kërkojnë shumë kohë për t’u rritur, deri në 150 vjet, që të bëhen gati për prerje. Shembuj: ahu, arra, mogani, lisi, frashëri etj. Përpunimi i druritMateriali i drurit nxirret nga pemët (trungu i tyre). Nga pema deri te materiali përfundimtar, druri kalon nëpër proceset e mëposhtme:Trungu përbëhet nga fibra gjatësore. Nëse i bëjmë trungut një prerje tërthore, vihen re rrathët vjetorë që tregojnë moshën e pemës (fig. 2). Sa më shumë rrathë të ketë trungu, aq më i vjetër është. Kur presim një pemë, duhet të mbjellim më shumë pemë, për të siguruar që cikli i jetës së pyllit të vazhdojë.Për prerjen e pemëve dhe kthimin e tyre në lëndë drusore përdoren mjete dhe makina prerëse, si p.sh. motosharrat. Më pas, trungjet pastrohen nga degët, gjethet dhe lëvorja. Pas këtij procesi, lënda e prerja e trungutpastrimi nga gjethet dhe lëvorjastazhionimi (tharja)prerja në pjesë më të voglapërpunimi dhe montimiFig. 1.a Dru i butë Fig. 1.b Dru i fortëFig. 2 Prerje tërthore e trungutNxënësi/ja: përshkruan përpunimin dhe prodhimin e drurit.Tregoni disa objekte prej druri që ndodhen në klasë. A mund të thoni si janë krijuar ato?Aktivitetdru i butë, dru i fortë, rimeso, kompensatë, ashkla, zdrukth.FJALË KYÇE:

