Page 120 - Demo
P. 120
118Nxënësi/ja:8.3 Karakteristikat tuajaPlanifikimi Për t’iu përgjigjur sa më saktë këtyre pyetjeve, është e rëndësishme të zhvilloni hapat e planifikimit, i cili ju ndihmon të analizoni më mirë arritjet, të mendoni për të ardhmen duke u bazuar në informacione reale, si dhe të merrni vendime bazuar tek aftësitë, shkathtësitë, vlerat tuaja dhe tek kërkesat e tregut të punës. Zhvillimet që kanë ndodhur në 10-vjeçarin e fundit, kanë sjellë ndryshime të shumta edhe në profesionet e tregut të punës. Në këtë 10-vjeçar, ka profesione që janë zhdukur dhe të tjera të reja që janë krijuar. P.sh. një ndër profesionet më të kërkuara në këtë 10-vjeçar është ai i dizajnimit në rrjetet sociale, si dhe ai i menaxherit të rrjeteve sociale. Pyetje për reflektim: A keni dëgjuar për influencuesit? Çfarë bëjnë ata realisht? A mendoni se ky profesion do të ekzistojë në të ardhmen? Cili mund të jetë një profesion i ri që mund të krijohet në të ardhmen, sipas mendimit tuaj? Zhvillimi ekonomik kërkon gjithnjë individë që janë të përgatitur për të përballuar kërkesat e tregut të punës. Për të qenë të suksesshëm në tregun e punës, duhet që individi të njohë në mënyrë të shkëlqyer vetveten, të njohë anët e forta dhe të dobëta të tij, të jetë i gatshëm për të zhvilluar shkathtësitë e veta dhe për të përftuar përvoja të reja. Për t’i arritur këto pika, është me rëndësi hartimi i një plani karriere. Shpeshherë këshillohet që planin e karrierës ta hartoni me këshilltarin e karrierës në shkollën suaj.4 hapa për planifikim të suksesshëm:Hapi 1: Ku dëshiron të arrish në të ardhmen? P.sh., pilot. Të kem një familje të madhe. Të jetoj në Prishtinë, por të udhëtoj shpesh. Hapi 2: Vetëvlerësimi: Cilat janë aftësitë, shkathtësitë, interesat që ke? A ka rëndësi që individi të zhvillojë teste që i lejojnë atij të njohë më mirë aftësitë, vlerat dhe shkathtësitë?Si p.sh. cili do të ishte ai profesion që nuk do ta zhvillonim dot, nëse nuk do të ishim të mirë në matematikë? Argumentoni përgjigjen, duke sqaruar pse nuk do të ishte e mundur. Hapi 3: Cilat janë mundësitë që ke për të zgjedhur llojin e duhur të arsimit, për të qenë i aftë në profesionin që dëshiron? hulumton metoda planifikimi dhe prezanton projekt-planin për të ardhmen e tij.Jepuni përgjigje pyetjeve të mëposhtme, duke ndjekur hapat që do të merrni në këtë mësim: 1. Ku jam sot? Cilat janë aftësitë, dëshirat, interesat dhe shkathësitë e mia?2. Ku dëshiroj të jem pas 5 vitesh; ku dua të arrij; cili është qëllimi im?3. Çfarë duhet të bëj konkretisht për të shkuar atje ku synoj?Aktivitet

