Page 121 - Demo
P. 121


                                    119TEMA 8 KËSHILLIMI DHE ORIENTIMI NË KARRIERË1. Zgjidhni një profesion që dëshironi dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme, duke kërkuar ndihmë nga të afërmit, prindërit ose duke vizituar një punëtori. • Cili është arsimimi i duhur për profesionin në fjalë? • Çfarë shkathtësish duhet të zotëroni për të realizuar detyrat në këtë profesion?• Çfarë detyrash kryhen në këtë profesion?• Çfarë mësuat pas kësaj interviste apo vizite?PROVONI VETENPër këtë, është e rëndësishme që të hulumtoni:• profilet e shkollave të mesme;• profilet dhe përshkrimin e degëve në arsimin profesional;• profesionet që e kanë detyrim përfundimin e arsimit të lartë;• përzgjedhjen e vendeve të punës që i përgjigjen shkathtësive, vlerave, interesave dhe cilësive personale që keni;• dokumentarë që shfaqin profesione të ndryshme.Gjithashtu mund të:• zhvilloni takime me një person të punësuar në një vend të caktuar dhe të zhvilloni një diskutim rreth detyrave dhe punëve që ai kryen në profesionin e vet;• vizitoni kompanitë, në të cilat kryhen profesionet që dëshironi;• mund të pyesni prindërit a të afërmit për profesionet që kanë dhe shkollimin që kanë kryer; • kryeni një vizitë në zyrat e punësimit në Kosovë;• kryeni vizita në fakultetet ku dëshironi të studioni në të ardhmen.Shënoni të gjitha gjetjet që ju kanë dalë pas zhvillimit të këtyre hapave në planin tuaj të karrierës. Kjo punë do t’ju ndihmojë shumë që, në të ardhmen, të zgjidhni profesionin që ju përshtatet më së miri. Hapi 4: Cilat janë qëllimet Një nga rregullat më të mira për të përcaktuar qëllimin, është teknika SMART. Vendosëm ta ndajmë me ju këtë teknikë, pasi kjo është një fjalë që ju e përdorni shpesh ditët e sotme. S (Specific [specifik]): qëllimi duhet të jetë i specifikuar shumë qartë, çfarë duam të arrijmë? M (Measurable [i matshëm]): cilat janë format që do të përdorim për të matur planin tonë, për të kuptuar nëse po arrijmë sukses?A (Agreed [i pranuar]): a jemi të vendosur për të arritur atje ku duhet? A kemi mjaftueshëm vullnetin e dëshiruar?R (Realistic [realist]): rezultatet janë të arritshme dhe në përputhje të plotë me qëllimin, janë reale. T (Time [koha (e duhur)]): Caktimi i kohës së përshtatshme për të arritur secilin qëllim është me rëndësi për zbatimin me rigorozitet të planit. 
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125