Page 122 - Demo
P. 122
120Nxënësi/ja:8.4 Komunikimi elektronik dhe orientimi për karrierëMe zhvillimin që ka marrë teknologjia e informacionit, një nga mënyrat më të mira të orientimit për karrierë është përdorimi i motorëve të kërkimit në Internet. Në Kosovë, një nga platformat që mund t’ju ndihmojë më së miri për të kuptuar qasjen që keni për profesionin tuaj në të ardhmen, është busulla.com.Kjo platformë përmbledh në faqen e saj:• informacion për të gjitha shkollat, fakultetet dhe degët e fakulteteve;• teste karriere, ku mund të njihni më mirë veten duke zbuluar profesionet që ju përshtaten më së miri;• këshilla e udhëzime praktike për gjetjen e vendit të punës;• shpalljen e vendeve të lira të punës dhe të praktikës që ofrojnë biznese e institucione të ndryshme që operojnë në tregun e punës në Kosovë.Platforma përmban disa rubrika që ju vijnë në ndihmë. Aty mund të zhvilloni testin IVAP (interesat, vlerat, aftësitë dhe preferencat), në mënyrë që të njihni sa më mirë veten. Pasi ta keni plotësuar këtë test, platforma gjeneron një listë profesionesh që do t’i përshtateshin më mirë profilit tuaj, sipas plotësimeve që keni bërë ju vetë në test. Edhe në faqen aprk.rks-gov.net gjeni informacione sa i përket vendeve të lira të punës në zona të ndryshme të Kosovës. Për ta aksesuar faqen, futni adresën e mësipërme në një nga browser-ët që përdorni (Chrome, Firefox, Edge, ) ose futeni adresën në motorët e tyre të kërkimit dhe shtypni Enter. Faqja do të shfaqet si më poshtë: përdor komunikimin elektronik për çështje të ndryshme lidhur me orientimin në karrierë.Duke pasur parasysh që ju ende nuk e përdorni mirë tastierën, ju këshillojmë që ta provoni platformën në praninë e një të rrituri. komunikimi, interneti, preferencat, kërkesat e tregut të punës, karriera.FJALË KYÇE:Fig. 1 Portali i punësimit

