Page 123 - Demo
P. 123


                                    121Nxënësi/ja:8.5 ProjektPuna në grupPër të realizuar këtë projekt, do të bashkëpunoni me 3-4 shokë/shoqe, sipas udhëzimeve që do t’ju japë mësuesi/ja. Ajo që është e rëndësishme të kuptoni në këtë projekt, është rëndësia e vendimmarrjes pasi të keni kryer hulumtimet për zgjedhjen e profesionit. Si në të gjitha situatat e ndryshme në jetë, duhet të merrni disa vendime. Vendimmarrja është shumë e rëndësishme edhe në zgjedhjen e profesionit tuaj. Ajo ju ndihmon që ta shihni situatën ashtu siç është dhe më pas të merrni vendim për atë që ju e konsideroni si më të mirën.  kryen punë praktike në ekip, duke treguar forma të ndryshme hulumtimi për profesionet.Mund të zgjidhni një nga alternativat e mëposhtme dhe të shihni mundësinë për ta realizuar atë, por mund edhe të krijoni vetë disa të tjera.1. Dua të vazhdoj shkollimin e lartë për informatikë, por e kam notën 6 në TIK.2. Dëshiroj të bëj një praktikë në televizion, që të gjej më lehtë punë në të ardhmen. 3. Dëshiroj të bëhem mësimdhënës i gjuhëve të huaja, mirëpo kam filluar të mësoj vetëm anglishten. Më poshtë po paraqitim rrethin e vendimmarrjes që do t’ju ndihmojë sa herë të keni nevojë të merrni ndonjë vendim me rëndësi. Shkoni me radhë nga njëshi te nënta dhe analizoni situatën, pastaj merrni vendimin që mendoni se është më i miri duke u bazuar në fakte.
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127