Page 126 - Demo
P. 126


                                    124Nxënësi/ja:9.1 Idetë krijueseTeknologjia dhe idetë krijueseMe zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, janë krijuar disa programe që mundësojnë krijimin e prezantimeve të suksesshme. Ndër programet më të njohura mund të përmendim: PowerPoint, Prezi, Canva etj. Ajo që është më e rëndësishme gjatë një prezantimi, është mënyra se si folësit e realizojnë prezantimin e tyre. Performanca lidhet ngushtë me mënyrën e organizimit të ndërpamjeve (slides) të prezantimit, me mënyrën se si shpjegohet ideja që dëshirojmë të transmetojmë, si dhe nga gjuha e trupit që përdoret gjatë një prezantimi, e cila ndikon shumë se si do ta përthithin pjesëmarrësit idenë. Ka disa këshilla që mund të mbahen parasysh, nëse dëshironi të realizoni dhe prezantoni ide që kanë efekt tek të pranishmit.1. Është e rëndësishme të ndërtoni kontakt të vazhdueshëm me pjesëmarrësit.2. Të jeni dëgjues aktiv, në mënyrë që t’u përgjigjeni në mënyrë sa më të plotë pyetjeve që kanë pjesëmarrësit.3. Mund të vendosni video të shkurtra për ta prezantuar idenë tuaj, në mënyrë që t’u tërhiqni vëmendjen pjesëmarrësve. 4. Mundohuni të jeni shpjegues me anë të infografikës (përdorimit të grafikëve, diagramave, fotove), pasi fjalitë e gjata dheteksti i pafund do t’i lodhnin të pranishmit.  prezanton ide kreative.Kujtoni herën e fundit që keni parë një prezantim që ju ka pëlqyer vërtet shumë. Cila ishte tema e prezantimit? Çfarë ju tërhoqi më shumë vëmendjen gjatë prezantimit? Cilat janë programet që ju njihni për të realizuar prezantime? Hidhini përgjigjet tuaja në letër dhe diskutoni së bashku në klasë.Aktivitetprezantim, PowerPoint, canvas (kanavacë), teknologji.FJALË KYÇE:
                                
   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130