Page 127 - Demo
P. 127
125TEMA 8 KRIJIMI I VLERAVE 5. Mund të krijoni kuice dhe sondazhe të drejtpërdrejta nëpërmjet mjeteve të prezantimit në internet, siç është p.sh. faqja www.mentimeter.com, e cila ju lejon të kuptoni gjatë prezantimit se sa janë duke ju ndjekur pjesëmarrësit me anë të një pyetjeje të thjeshtë. 6. Ju mund të përdorni animacionet e ndryshme që gjenden në prezantimet në PowerPoint, të cilat mundësojnë lëvizje të ndryshme të tekstit në prezantim. 7. Përdorni ndërpamje sa më të thjeshta, mos i ngarkoni me ngjyra, sepse thjesht do ta bënin të lodhshëm prezantimin.8. Vendosni një afat kohor për prezantimin tuaj dhe respektojeni atë, sepse ndryshe mund të humbisni vëmendjen e audiencës. 9. Kujdesuni që sfondi i ndërpamjeve të jetë i lidhur me idenë që prezantoni. Sot, në internet ofrohen modele të gatshme për tematika të ndryshme, që mund t’i modifikoni dhe përshtatni lehtë për idenë tuaj. 10. Kujdesuni gjithmonë që audienca juaj të ketë në dorë letër, ku mund të mbajë shënime.1. Realizoni prezantimin e një ideje që keni dëshirë ta ndani me shokët. Ndiqni udhëzimet që morët gjatë mësimit. Mund të përdorni programin PowerPoint për të realizuar prezantimin tuaj, duke kërkuar dhe ndihmën e një më të rrituri. PROVONI VETEN

