Page 128 - Demo
P. 128


                                    126Nxënësi/ja:9.2 Krijimi me material të riciklueshëmDo të mësojmë se si, nëpërmjet materialeve të riciklueshme, mund të krijoni germa që mund t’i përdorni për të zbukuruar derën e dhomës, kokën e krevatit ose t’i dhuroni për ditëlindjen e të afërmve tuaj.  krijon vlera, me mbetje nga materialet e ricikluara. Me të njëjtat materiale, mund të krijoni edhe numra. Për të krijuar germat, mjetet që ju duhen janë:a) karton,b) spango,c) ngjitës buzëkuq,d) pistoletë me silikon,e) kopsa, lule dhe çdo zbukurim tjetër që keni dëshirë të vendosni. Hapat e punës1. Priteni kartonin në germën që dëshironi (në rastin konkret germa G).2. Lyejeni kartonin me ngjitësin buzëkuq, në mënyrë që spangoja të rrijë sa më e tendosur. 3. Filloni rrotullojeni spangon, derisa ta mbuloni gjithë kartonin. 4. Nëse dëshironi, mund të zgjidhni spango pa ngjyrë apo me ngjyra të ndryshme. 5. Pasi ta keni mbështjellë të gjithë kartonin, mund të ngjitni zbukurimet që dëshironi me pistoletën me silikon. Në foto ju kemi dhënë disa ide. Në të njëjtën mënyrë mund të krijoni edhe numrat, duke e prerë kartonin sipas numrave të zgjedhur. Nëse dëshironi që punimet tuaja të jenë më jetëgjata, në vend të kartonit mund të përdorni bukë peshku. materiale të ricikluara, spango, karton, kopsa, krijimtari.FJALË KYÇE:
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132