Page 129 - Demo
P. 129


                                    1279.3 Panairi si mënyrë për të nxitur interesat e nxënësveNxënësi/ja:Ekspozita artistikeDitët e sotme shohim gjithnjë e më shumë ndikimin e madh që kanë ekspozitat artistike në zhvillimin kulturor të shoqërisë. Ekspozimi i ndihmon artistët të bëhen të njohur, por zhvillon edhe artin falë vizitave që bëhen në ekspozitë. Në Kosovë, ka shkolla që organizojnë ekspozita me punimet e nxënësve. Punimet mund të shkëputen nga detyrat që nxënësit bëjnë si ushtrime, ose mund të jenë punime që vetë nxënësit i kanë bërë në festa të caktuara. Kur marrim përsipër të realizojmë një ekspozitë, ndarja e punëve është shumë e rëndësishme, pasi janë disa detyra që duhet të realizohen dhe zbatohen në kohë.  ekspozon punimet, vlerat e krijuara.Për të zhvilluar idetë, ju mund të krijoni një ekspozitë me:• punime dore të qëndisura; • punime me shtiza;• punime me grep;• veshje apo aksesorë të ndryshëm;• një ekspozitë gatimesh tradicionale të zonës ku banoni.Aktivitet1. Nxënësit mund t’i realizojnë punimet në shkollë ose në shtëpi. Ata mund të zgjedhin nëse dëshirojnë që punimin ta realizojnë vetëm, në grup, apo së bashku me prindërit.2. Do të ishte ideale përdorimi i materialeve të ndryshme për të krijuar një ekspozitë në shkollë, pasi kështu do të kishte shumëllojshmëri objektesh. Materialet që mund të përdoren janë: letër e bardhë dhe me ngjyra, karton, bukë peshku, makarona, bimë, objekte artificiale të ndryshme, lule, kunja shkrepëseje, shkopinj barbekyje, plastelinë, plastikë, allçi etj.ekspozitë, detyra, vlera, punime, prezantim.FJALË KYÇE:
                                
   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133