Page 13 - Demo
P. 13
11TEMA 1 MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYREPROVONI VETEN1. Tregoni disa shembuj të përdorimit të drurit në jetën e përditshme.2. Tregoni disa nga llojet e drurëve që rriten në krahinën tuaj.3. Në tabelë shkruani karakteristikat për secilin nga llojet e drunjve.Dru i butë Dru i fortë4. Shpjegoni hapat e përpunimit të drurit.5. Cilat janë llojet e pllakave që prodhohen me lëndë drusore?AKTIVITET: Për të kuptuar më mirë se si përpunohet druri, së bashku me mësuesin/en vizitoni një nga punishtet e drurit që ndodhet në qendrën ku banoni. Bëni një ese mbi këtë vizitë.drurit stazhionohet në përputhje me lagështinë normale duke e tharë në ajër ose në furrë. Nga prerja gjatësore e trungut të drurëve përftohen materiale si: dërrasa, trarët, binarët, listelat. Këto materiale drusore janë gati për t’u dërguar në punishte për përpunime të tjera shtesë. Këto materiale përdoren në ndërtimtari, të tilla si ndërtesa me konstruksion druri, gardhe dhe dërrasa dyshemeje, në mobilie, paleta etj. Prodhime të tjera drusore janë:Pllaka rimeso është fletë shumë e hollë druri dhe përdoren për prodhimin e mobilieve. Pllaka kompensatë formohet nga ngjitja e disa fletëve të holla druri, në mënyrë që fibrat e tyre të jenë të kryqëzuara në këndin 90 gradë me njëra-tjetrën. Ka sipërfaqe të lëmuar, pritet lehtë, mund të lyhet ose ngjyroset. Përdoret për mobilie, rafte, ndërtim dhe lodra.Pllaka me mbetje druri formohet nga dy fletë kompensate, hapësira e të cilave mbushet me listela të ngjitura me njëra-tjetrën.Pllaka e zdrukthit formohet nga përzierja e ashklave dhe e tallashit me ngjitës (rrëshirë) dhe kalon më pas në procesin e presimit. Degët e holla të disa drurëve përdoren për thurjen e shportave, karrigeve apo objekteve të tjera. A e dini se...• Rritja dhe përdorimi i drurit ndikon në krizën klimatike. Gjatë rritjes, pemët thithin dioksidin e karbonit nga ajri dhe e shndërrojnë atë në dru. Për çdo metër kub dru të rritur në vëllim, pema thith afërsisht një ton dioksid karboni nga atmosfera.Në fletoren e punës keni një detyrë praktike, e cila ju ndihmon të krijoni me mjete druri disa korniza fotografish.Fig. 3 Prodhime drusore

