Page 130 - Demo
P. 130
128TEMA 8 KRIJIMI I VLERAVE 3. Do të ishte e këndshme të angazhoheshin disa klasa që të marrin pjesë në ekspozitë, p.sh. klasat e gjashta, klasat e shtata, klasat e teta. Në mënyrë që punimet të realizohen në kohë, duhet që ekspozita të ketë afat deri në çfarë date do të dorëzohen punimet. P.sh. mund të vendoset që ekspozita të zhvillohet me punimet që nxënësit kanë zhvilluar gjatë periudhës janarmars dhe ekspozita të jetë në prill. 4. Vendosini ekspozitës suaj një temë të caktuar, rreth të cilës duhet të sillen punimet. Temat mund të vendosen nga mësuesit së bashku me nxënësit dhe duhet të jenë të lidhura me procesin mësimor. 5. Pra, ekspozita do t’iu shërbejë nxënësve të kuptojnë më mirë temat mësimore, si dhe të shpalosin talentin që kanë.1. Duke ndjekur hapat e dhëna më lart, hartoni një plan pune për të hapur ekspozitën tuaj personale në fushën që keni më për zemër. a) Tregoni temën për të cilën do ta hapni ekspozitën; bashkëngjitni foto të punimeve/objekteve që do të prezantoni në ekspozitë. b) Çfarë materialesh do të përdorni për të realizuar punimet që dëshironi?c) Kush do të jetë personi që do t’ju ndihmojë në hapjen e ekspozitës?d) Në cilën datë mendoni se do të jeni gati?e) Cilin vend do të zgjidhnit për të ekspozuar punimet?2. Shkruani një ftesë, të cilën do t’ua dërgonit njerëzve që do të dëshironit të ftonit në ekspozitë. PROVONI VETEN

