Page 131 - Demo
P. 131


                                    129Nxënësi/ja:9.4 Puna në ekipRëndësia e punës në grupNjë pjesë e mirë e punës sot bëhet në ekip. Ndonëse puna në ekip mund të sjellë ide novatore dhe performancë të mirë, ajo gjithashtu mund të jetë stresuese ndonjëherë dhe të sjellë konflikte. Për këtë, është shumë e rëndësishme që – kur punojmë në ekip – detyrat të jenë të ndara mirë, ku secili të ketë përgjegjësitë e veta, në mënyrë që çdo gjë të funksionojë siç duhet. Puna në ekip do të vazhdojë të funksionojë për një kohë të gjatë, prandaj është e rëndësishme që të filloni të praktikoheni që në shkollë për të punuar në grup.Tani do t’ju tregojmë se si mund të organizoni një panair në shkollë dhe të ardhurat e mbledhura t’i përdorni për të pasuruar bibliotekën e shkollës.  punon në grup për të realizuar aktivitete shkollore për shitjen e produkteve që i kanë krijuar nxënësit, që të përfitojnë të ardhura.A keni marrë pjesë ndonjëherë në ndonjë panair, si p.sh. panairi i librit? Si është i organizuar ai? Diskutoni.AktivitetPlanifikimi Vendosni cili do të jetë lideri në grupin tuaj, që do të udhëheqë me sukses hapat për organizimin e panairit. Lideri quhet të dijë të shpjegojë se cilat detyra kanë përparësi më të lartë dhe duhet të realizohen me përpikëri nga të gjithë.Pasioni Secili/a nga nxënësit/et është i talentuar në një fushë të caktuar, për këtë do të ishte mirë që të angazhoheni në atë fushë ku ndjeheni për të aftë për ta realizuar me sukses. punë në grup, panair, aktivitet, produkte, pasion.FJALË KYÇE:
                                
   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135