Page 132 - Demo
P. 132


                                    130TEMA 8 KRIJIMI I VLERAVE Toleranca Ekipet e suksesshme formohen nga njerëz që nuk kanë frikë të bëjnë kompromise për të arritur qëllimin dhe të lëshojnë pe në çastet kur mund të ketë konflikte të vogla. Bashkëbisedimi është forma më e mirë për t’i dhënë zgjidhje çdo konflikti. Panairi ushqimorJu e dini se sa e rëndësishme është të ushqyerit mirë. Organizoni në shkollën tuaj një panair, ku gjithsecili të sjellë ushqime të shëndetshme ose pije të shëndetshme, të gatuara në shtëpi. Bëni një listë paraprake në shkollë se kush do të sjellë çfarë.Së bashku me ushqimin, duhet të sillni në panair edhe recetën e gatimit të ushqimit. Mos harroni t’i vendosni ushqimit tuaj një çmim që do të ishte i përballueshëm nga çdo fëmijë. Në fund të ditës, do të shkruani në fletore të gjitha recetat e ushqimeve që u sollën në panair. Kështu panairi nuk do të shërbejë thjesht për të mbledhur të ardhura, por do t´ju shërbejë për të krijuar fletoren e parë të gatimeve në vendin tuaj. Mund t’i pasuroni këto fletore me informacione që mund t’i merrni nga më të rriturit, ose duke shfletuar libra kuzhine që keni në shtëpi. Ndonjëri që është i pasionuar me gatimin, mund të ndajë receta të reja me shokët dhe shoqet.Panairi i lodrave Secili nga ju ka një koleksion lodrash, që i keni pasur kur keni qenë më të vegjël dhe që tani nuk i përdorni më. Është ide e mirë që këto lodra të mos hidhen në plehra, por të shfrytëzohen përsëri për fëmijë të tjerë që, mbase, nuk kanë mundësi ekonomike për t’i blerë të reja. Mund t’i vendosni një çmim simbolik lodrës dhe të ardhurat që do të mblidhen, mund të përdoren për pasurimin e laboratorëve të shkollës.
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136