Page 133 - Demo
P. 133
131FjalorBburime jo-të ripërtëritshme - burime në të cilat një substancë natyrore nuk plotësohet me shpejtësinë me të cilën konsumohet.C CAD - program softuerik për dizajnim.Calculator - aplikacion për llogaritje.celulozë - material fijor me origjinë bimore.ClipChamp - program (i Microsoft) për krijimin dhe editimin e videove.DDAC (ang. direct air capture) - teknologjia mjedisore e kapjes direkte të ajrit që bën pastrimin e ajrit duke hequr dioksidin e karbonit.diversitet - dallimi/et midis dy ose më shumë gjërave, shumëllojshmëri.dizajn i produktit - procesi i projektimit të një produkti, që nis me zhvillimin e idesë dhe mbaron me përftimin e produktit real.dokumentacion teknik - dokumentacioni që përshkruan dhe shpjegon çdo gjë që ka të bëjë me produktin, që nga përbërja deri te përdorimi i tij.dosje (ang. folder) – objekt ku arkivohen dhe ruhen skedarët në kompjuter.duroplastikë - lloj plastike që mund të nxehet dhe të formohet në produkt vetëm një herë.Eekologji - shkenca që merret me studimin i marrëdhënieve midis të gjithë gjallesave dhe mjedisin e tyre fizik.Ffaunë - gjithë jeta e kafshëve, e pranishme në një rajon ose kohë të caktuar.fibra celuloze - fibra që nxirren nga lëvorja, druri ose gjethet e bimëve, ose nga materiale të tjera me bazë bimore.florë - tërësia e bimëve, veçanërisht të një rajoni, periudhe ose mjedisi.GJgjysmë-prodhime - produkte që përftohen pas përpunimit të lëndës së parë.Hhabitat - vendi ku jeton një kafshë ose bimë.hobi - interes a veprimtari që njeriu e bën për kënaqësi në kohën e lirë.Kkalibër - mjet që shërben për matjen e diametrit të një trupi të rrumbullakët ose cilindrik.kaolin - argjilë e bardhë, e imët që përdoret për prodhimin e porcelanit dhe përdoret gjerësisht në prodhimin e letrës, gomës, bojës dhe shumë produkteve të tjera.karrierë - puna që një person zgjedh të bëjë gjatë jetës.konstruksion - mënyra e lidhjes dhe vendosjes së pjesëve përbërëse në një ndërtesë, mekanizëm etj.Llëndë e parë - përbën bazën materiale fillestare për prodhimin e çdo produkti.Mmateriale te riciklueshme - materiale organike si qelqi, plastika, metali ose letra, të cilat përpunohen në mënyrë që të mund të përdoren përsëri.materiale jo-të zbërthyeshme - janë substanca që nuk mund të dekompozohen ose të zbërthehen nga mikroorganizmat dhe organizmat e tjerë të gjallë, duke krijuar ndotje në mjedis.mbeturina elektronike (ang. e-mbeturina)- pajisje elektrike ose elektronike e prishur ose e padëshiruar.media - mjete komunikimi përmes të cilave informacioni si lajme, muzikë, filma, edukim, mesazhe ruhen dhe shpërndahen në një numër të madh njerëzish.

