Page 14 - Demo
P. 14
12Nxënësi/ja: Nxënësi/ja:1.3 Lënda e parë, gjysmëprodhimet dhe prodhimet finaleNë varësi të shkallës së përpunimit, materialet ndahen në tri kategori: lënda e parë, gjysmëprodhimet dhe prodhimet finale.Lënda e parë përbën bazën fillestare për prodhimin e çdo produkti dhe është material i domosdoshëm për krijimin e tyre. Kjo lëndë pëson transformime fizike dhe kimike gjatë procesit të punës, deri në nxjerrjen e produktit final. Në prodhimet e drurit, lëndë e parë konsiderohet trungu i pemës (fig. 1). shpjegon se ç’është lënda e parë, gjysmëprodhimet dhe prodhimet finale.Çfarë kuptoni me shprehjen \jepni mendimin tuaj se cila është lënda e tyre e parë kryesore.Aktivitetlëndë e parë, gjysmëprodhime, prodhime finale, trarë, dërrasa, binarë.FJALË KYÇE:Për prodhimet prej metali, lëndë e parë janë mineralet dhe aliazhet e krijuara prej tyre (fig. 2). Metalet kanë aftësi të krijojnë lidhje; p.sh. çeliku dhe giza përftohen nga aliazhi i hekurit dhe karbonit; bronzi krijohet nga aliazhi i bakrit dhe kallajit. Këto aliazhe kanë veti shumë më të mira se vetë metalet, ndaj dhe përdoren gjerësisht në teknologji. Ndërsa për prodhimin e materialeve plastike, si lëndë e parë përdoret nafta e papërpunuar (fig. 3), gazi natyror ose qymyri. Gjysmëprodhime janë ato produkte që përftohen pas përpunimit të lëndës së parë. Shërbejnë si material i gatshëm dhe i ndërmjetëm për prodhimin e produkteve finale. Gjysmëprodhimet shpesh janë produkt i proceseve të punës brenda një ndërmarrjeje. Fig. 1 Fig. 2Fig. 3 Lënda e parë drusore Minerali i bakrit Lënda e parë për prodhimin e plastikës

