Page 16 - Demo
P. 16
14Nxënësi/ja:1.4 Fazat e përpunimit të drurit dhe letrës përshkruan metodat e përpunimit dhe formimit të materialeve (druri, letra), fazat e punës.Mbani një copë dru në dorë. Shikojeni me vëmendje. Kujtoni vetitë fizike të drurit dhe përgjigjuni pyetjeve: A mund ta ndryshoni formën e tij me dorë? A mund ta ndani copën me duar në dy pjesë?AktivitetFazat e punimit të druritPavarësisht nëse produktet janë të thjeshta apo të ndërlikuara, njerëzit përdorin procese të ndryshme për t’i bërë ato, për shembull, për të bërë mobilie, druri duhet të kalojë nëpër proceset e prerjes, montimit dhe lustrimit. Çdo produkt krijohet nëpërmjet proceseve që janë të përshtatshme për materialin e tyre specifik, për të arritur kështu rezultatin e dëshiruar.PërpunimiPërpunimi është heqja e pjesëve të tepërta të materialit. Një proces përpunimi me të cilin ndoshta jeni njohur, është sharrimi në rastin kur duam të ndajmë një dërrasë në dy pjesë. Procesi i përpunimit përfshin shpimin, sharrimin, zumparimin, tornimin, frezimin (gdhendjen), zdrukthimin dhe modelimin. Shiko figurën 1.KombinimiBashkimi i disa pjesëve së bashku për të bërë një produkt të përfunduar, quhet kombinim. Për shembull, lapsi prej druri përbëhet nga katër materiale të ndryshme që janë bashkuar tok: cilindri prej druri, grafiti, goma fshirëse dhe unaza metalike, e cila lidh gomën pas drurit (fig. 2). Fiksimi mekanikNëse keni gozhduar ndonjëherë dy dërrasa bashkë ose keni shtrënguar një vidhë, atëherë keni bërë fiksim mekanik. Disa prej materialeve që përdoren për këtë proces, janë: gozhdët, kapëset, vidhat e drurit, dadot dhe bulonat, kunjat dhe ribatinat. Disa mbërthyes i montojnë pjesët së bashku përgjithmonë, ndërsa të tjerë lejojnë që materialet të çmontohen kur nevojitet (fig. 3). Fig. 3Fig. 1Fig. 2 Montimi i tavolinësKombinimi i materialeve te lapsi Proceset e përpunimitsharrimishpimizumparimitornimifrezimizdrukthimiNxënësi/ja:dru, letër, ndarje, mbërthim, kombinim, përfundim.FJALË KYÇE:

