Page 17 - Demo
P. 17
15TEMA 1 MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRELustrimiLustrimi është hapi i fundit në prodhimin e një produkti prej druri. Qëllimi është të përmirësohet pamja e produktit. Lustrimi mund të bëhet në disa mënyra të ndryshme, me lëmim dhe shkëlqim të sipërfaqes së produktit, ose me anë të lyerjes apo veshjes së tij me bojëra a plastikë.PROVONI VETEN1. Cilat janë proceset e përpunimit?2. Çfarë është fiksimi mekanik? Jepni shembuj.3. Shpjegoni proceset e përpunimit të letrës.4. Përse letrat kanë trashësi dhe ngjyra të ndryshme?AktivitetTregoni disa objekte prej letre që ju rrethojnë. Përse shërbejnë ato? A mund të thoni disa veti të tyre?Fig. 4Fig. 5 Shembuj të përdorimit të letrës Prodhimi i letrës në fabrikëPërpunimi i letrësLetra ka përdorim të gjerë në jetën tonë të përditshme. E përdorim për shkrime, vizatime, paketime, dekorime, si dhe për nevoja të tjera tonat (fig. 4). Letra përbëhet nga fibra të shumta celuloze, të ndërthurura ndërmjet tyre. Këto fibra gjenden në çdo pemë, por nxirren edhe nga bimët, si p.sh. pambuku, liri etj. Sot, përdorimi i fibrave të pambukut dhe lirit në prodhimin e letrës e ka rritur cilësinë e saj.Metoda e prodhimit të letrës është e thjeshtë: fibrat bimore futen në ujë të nxehtë dhe ziejnë në presion të lartë derisa fijet të zbuten. Ujit të nxehtë i shtohet një tretës kimik që i ndan dhe i zbut fibrat. Përzierja homogjene e përftuar kullohet për të hequr ujin e tepërt. Pas shtrydhjes, përftohet brumi i letrës, i cili përzihet me ngjitësin, kaolinin dhe ngjyruesit. Kjo masë derdhet në makineri, ku i nënshtrohet procesit të shtypjes dhe tharjes. Pas procesit të shtypjes dhe tharjes, letra mbështillet në bobina të mëdha, që do të përpunohen më tej në varësi të përdorimit përfundimtar. Në fund, letra pritet në madhësinë e dëshiruar.

