Page 18 - Demo
P. 18


                                    16Nxënësi/ja:1.5 Veglat e punës të përdorura gjatë aktivitetevePërdorimi i veglave dhe makinave elementareVeglat dhe makinat elementare të përpunimit përdoren në të gjitha fushat e teknologjisë. Mënyra se si përdoren ato për përpunimin e materialeve, përcakton kategoritë e tyre. Disa mjete janë për matje, ndërsa disa të tjera përdoren në proceset e fiksimit, ndarjes, kombinimit a përfundimit.  përdor veglat e punës dhe makinat elementare për aktivitete të ndryshme në klasë.Në figurë tregohen disa nga mjetet që përdorni për projektet tuaja. A mund të thoni ç’emër kanë dhe përse shërbejnë? Njihni mjete të tjera të ngjashme me to? Çfarë veglash keni në shtëpi? Pyesni prindërit se çfarë veglash kanë përdorur të parët e tyre. Diskutoni në klasë dhe tregoni përse shërbejnë ato. Cilat mjete dhe makineri përdoren zakonisht në laboratorin e teknologjisë?AktivitetMjetet matëseNdërtuesit dhe zejtarët nuk mund të krijojnë produkte cilësore pa mjete të sakta matëse. Për këtë arsye, është e rëndësishme matja e saktë për prodhimin e një produkti. Mjetet matëse ndihmojnë në identifikimin e madhësisë, formës, peshës, distancës, densitetit dhe vëllimit. Figura 1 tregon disa lloje mjetesh matëse: metër shirit, raportor (matës i këndit), metër i palosshëm, kalibër, nivelues, nivelues me lazer. Pajisjet shtrëngueseGjatë punës për prerjen e një materiali, nëse ai nuk është i mbërthyer dhe i fiksuar në një vend, rrezikojmë të lëndohemi. Për të mbrojtur veten dhe objektin e punës gjatë proceseve të prerjes, përkuljes, shpimit ose goditjes me çekan, objekti i punës vendoset në një morsë ose kapet me mjete shtrënguese. Figura 2 tregon pajisje të ndryshme shtrënguese si pinca e morseta. Fig. 2Fig. 1 Mjete shtrënguese (pinca dhe morseta) Mjete matësemetër shiritmetër i palosshëmraportor (matës i këndit)gone (metër kënd)kalibërniveluesnivelues me lazerNxënësi/ja:vegla, mjete matëse, metri, pincat, morseta, sharra.FJALË KYÇE:
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22