Page 20 - Demo
P. 20
18Nxënësi/ja:1.6 Fazat e krijimit dhe prezantimit të produktitNë realizimin e suksesshëm të një produkti, rol të rëndësishëm luajnë disa faktorë si: idetë, kreativiteti, shkathtësitë, mënyra e zgjidhjes së problemit, realizimi dhe prezantimi i produktit etj. 1. Ideja dhe kreativiteti. Çdo produkt fillon me një ide, por kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet. Përpara se të filloni të mendoni për zhvillimin e produktit, duhet të kuptoni kërkesat për prodhimin e produktit, duke marrë në konsideratë formën, funksionalitetin dhe pamjen e jashtme. Përse do të shërbejë? Cili është funksioni i tij? Në këtë fazë, analizoni cilat do të jenë karakteristikat e produktit dhe si mendoni ta krijoni atë. Pastaj përqendrohuni te mënyra se si do t’i jepni zgjidhje problemeve. Për të arritur sa më mirë objektivat e projektit dhe për të shtuar idetë krijuese, mund të bëni diskutime me miqtë dhe të afërmit, ose mund të bëni kërkime në internet, duke zgjedhur modelin e përshtatshëm.2. Skicimi dhe modelimi. Për të realizuar një objekt ose maket estetik dhe vizualisht të bukur, skiconi elementet përbërëse të objektit, si dhe fazat e punës. Procesi i dizajnimit të produktit fillon me vizatimin e skicave të thjeshta me laps. Skica paraqit konceptin fillestar të idesë. Një proces i tillë ndihmon në perceptimin se si do duket produkti. përshkruan ecurinë prej idesë deri te prodhimi.Shikoni figurën dhe thoni çfarë tregon. A mund të thoni cilat janë fazat për të kaluar nga ideja deri tek prodhimi i një produkti? Diskutoni në klasë.AktivitetFig. 1 Ideja dhe kreativiteti Fig. 2 Skicimi i modelitideja produktiNxënësi/ja:prezantim, ide, kreativitet, skicim, dizajnim.FJALË KYÇE:

