Page 21 - Demo
P. 21


                                    19TEMA 1 MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRE3. Dizajnimi i projektit. Dizajni duhet të përmbajë informacion të mjaftueshëm për të mundësuar prodhimin e produktit. Për dizajnim, mund të përdoren teknika dhe programe të dizajnit me ndihmën e kompjuterit (softuerët CAD). Këto programe mundësojnë vizatime të detajuara me dimensione të sakta, si dhe ndryshimin e pamjes apo të përmasave të objektit brenda një kohe të shkurtër, duke krijuar një model kompjuterik 3D të pjesëve të objektit.4. Përzgjedhja e mjeteve të duhura. Zgjedhja e materialeve të duhura ka ndikim të madh në prodhimin me sukses të një produkti. Në fillim, përgatitet një listë e pjesëve, duke detajuar materialet që do të përdoren për të prodhuar çdo komponent të dizajnit dhe mënyrën se si do të realizohen ato. Gjatë projektimit të një produkti, duhet të merret parasysh zgjedhja e materialeve dhe vetitë e tyre; p.sh. një dorezë tigani prej çeliku do të përçonte shumë nxehtësi dhe do ta digjte përdoruesin, ndërsa druri do të ishte më i përshtatshëm, pasi është përcjellës i dobët i nxehtësisë.5. Ndërtimi dhe testimi. Produkti testohet duke vlerësuar të gjithë parametrat e tij. Nëse dalin probleme të paparashikuara, mund të ktheheni te faza e zhvillimit të produktit dhe të bëni ndryshimet përkatëse.6. Prezantimi i produktit. Hapat e realizimit të projektit mund të regjistrohen nëpërmjet mjeteve digjitale si p.sh. kamera, telefona inteligjentë, tableta etj. Këto regjistrime mund të përdoren gjatë prezantimit të projektit. PROVONI VETEN1. Shpjegoni cilat janë fazat e prodhimit të një produkti.2. Për të ndërtuar projektin tuaj duke iu përmbajtur të gjitha fazave që mësuat në këtë mësim, plotësoni fletoren e punës. Fig. 3 Hapat nga ideja deri te prodhimi i biçikletës.
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25