Page 22 - Demo
P. 22
20Nxënësi/ja:1.7 Dokumentacionet teknikeÇfarë është dokumentacioni teknik?Çdo produkt, gjatë prodhimit apo kur del në treg për shitje, shoqërohet me informacione që quhen dokumentacion teknik. Dokumentacioni teknik përshkruan dhe shpjegon çdo gjë që ka të bëjë me produktin, duke filluar nga dokumentacioni i brendshëm që i nevojitet prodhuesit për ta prodhuar produktin, deri te dokumentacioni i jashtëm i shkruar posaçërisht për përdoruesit. Ky i fundit përshkruan veçoritë dhe funksionimin e produktit në mënyrë të qartë, në mënyrë që çdokush ta përdorë lehtësisht. Dokumentacioni teknik vjen në forma të ndryshme dhe zakonisht shkruhet nga inxhinierë, zhvillues dhe menaxherë projektesh. Sot, shumica e dokumentacionit teknik publikohet në internet. Dokumentacioni teknik duhet të jetë i qartë, konciz dhe i saktë që të jetë i kuptueshëm nga të gjithë. Shembuj të dokumentacionit teknik: manualet e përdoruesit (fig. 1), udhëzimet për riparime, manualet e montimit, manualet e sigurisë, manualet e pjesëve përbërëse etj.Sa më kompleks të jetë produkti, aq më kompleks dhe më i detajuar është dokumentacioni. Kjo mund të përfshijë:Udhëzuesit e përdorimit I ndihmojnë njerëzit të përdorin një produkt të caktuar. Ato japin informacion të qartë dhe të arsyeshëm për pyetjet e zakonshme, me të cilat mund të përballen përdoruesit. Udhëzuesit e përdorimit mund të përmbajnë gjithashtu informacion mbi keqfunksionimet e mundshme dhe mënyrat për t’i rregulluar ato. Manualet e produktitJanë krijuar për të përshkruar funksionet bazë të një produkti, veçoritë kryesore, mirëmbajtjen e përgjithshme etj. Këtu është një shembull – një faqe nga manuali i një ore dore. përdor fjalorin përkatës për leximin dhe emërtimin e dokumentacioneve teknike.Shikoni figurën. Çfarë tregon ajo? A ju ka ndodhur ndonjëherë të blini një lodër dhe në paketimin e saj të ketë një fletë-udhëzues të ngjashëm me figurën? Kujtoni çfarë tregonte ajo.AktivitetFig. 1Shembull i manualit të përdorimit të mikserit elektrik.Fig. 2 Manuali i produktitNxënësi/ja:dokumentacion teknik, udhëzues, manual, vizatim teknik, skicë, dizenjo fabrike, vizatim montimi.FJALË KYÇE:

