Page 23 - Demo
P. 23
21TEMA 1 MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYREVizatimi teknik I paraqit objektet të vizatuara në mënyrë të tillë, që e tregon pamjen e tij në plane të ndryshme, bashkë me përmasat. Vizatimi ndërtohet në bazë të rregullave të caktuara që kuptohen nga të gjithë inxhinierët në mbarë botën. Ai shërben si gjuhë komunikimi ndërmjet projektuesve dhe zbatuesve të projekteve. Ekzistojnë disa lloje vizatimesh teknike: skica, vizatim i puntorisë, vizatim montimi etj.PROVONI VETEN1. Çfarë janë dokumentacionet teknike? Jepni disa shembuj të dokumentacioneve teknike që keni në shtëpi? Mund t’i sillni ato në klasë, për t’i diskutuar me shokët/shoqet. 2. Cili është ndryshimi ndërmjet dokumentacionit të brendshëm dhe atij të jashtëm?3. Çfarë paraqit vizatimi teknik?1. Skica është vizatimi që paraqit idenë fillestare të produktit. Skica mund të bëhet me dorë të lirë, me laps e letër (fig. 3). Skica duhet të jetë e qartë, që ideja të kuptohet nga dizenjuesit, por pa paraqitur shumë hollësi.2. Vizatimi i punëtorisë paraqit një pamje më të detajuar të objektit duke përfshirë të gjitha përmasat (fig. 4). Ky vizatim mund të paraqitet me përmasa reale kur objekti është me dimensione të vogla, ose me përmasa të shkallëzuara kur objekti ka dimensione të mëdha.3. Vizatimi i montimit. Kur objekti përbëhet nga disa elemente, atëherë është e nevojshme të bëhet një vizatim ku tregohet mënyra dhe radha sesi montohen pjesët përbërëse (fig. 5). Në këtë vizatim, nuk është e nevojshme të paraqiten përmasat.Fig. 3Fig. 4Fig. 5 Modele skicash Vizatimi i punëtorisë së një filxhani çaji Shembull i një vizatimi montimi

