Page 27 - Demo
P. 27


                                    TEMA 2Njeriu dhe shoqëria në teknologjiPërmbledhje: Në këtë temë, nxënësit/et njihen me përdorimin e teknologjisë në fusha të ndryshme të jetës, si dhe ndikimin e saj në jetën e njeriut, duke u ndalur në zhvillimin e teknologjisë mjedisore dhe zbatimet e saj. Më tej, mësojnë mbi rëndësinë që kanë pyjet për shëndetin e njeriut dhe si mund të organizojnë aktivitete për ruajtjen e ambientit. Mësojnë, gjithashtu, të identifikojnë materialet plastike të riciklueshme dhe të pariciklueshme, si dhe të krijojnë punime me materiale të riciklueshme. Në vazhdim, nxënësit/et mësojnë të dallojnë ndotjet nga teknologjia në mjedisin shkollor, si dhe në mjedisin ku jetojnë, gjithashtu mësojnë të hartojnë një plan për parandalimin e ndotjeve nga teknologjia dhe mbrojtjen nga pajisjet teknologjike të dëmshme për shëndetin. Në fund, nxënësit/et kuptojnë rreziqet që ka përdorimi i pakujdesshëm i internetit dhe mësojnë si të mbrohen nga rreziqet në internet, si dhe kryejnë aktivitete praktike për të kuptuar rëndësinë që ka ndotja nga teknologjia.
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31