Page 28 - Demo
P. 28


                                    26Nxënësi/ja:2.1 Teknologjia në jetën tonëNxënësi/ja:TeknologjiaNë jetën e përditshme, ne rrethohemi nga objekte të ndryshme si: lodrat, enët, veglat e punës, karriget, dollapët, telefoni, TV, kompjuteri etj. Të gjitha këto objekte shërbejnë për të na krijuar jetë më komode. Teknologjia është zbatimi i dijeve dhe teknikave për të përmirësuar jetën e njeriut. Teknologjia ndahet në disa degë:1. Teknologjia e transportit – Në fillim, njeriu shpiku rrotën për të lëvizur nga një vend në tjetrin, duke krijuar qerren, karrocën, biçikletën; më pas ndërtoi motorin, makinën, trenin elektrik, avionin e kështu me radhë. 2. Teknologjia ushqimore – Më parë, çdo gjë që kishte të bënte me prodhimet bujqësore dhe gatimet, bëhej me dorë. Sot, nëpërmjet teknologjisë, përdoren makineri të automatizuara që nga mbjellja e farave, përpunimi i tyre e deri te përgatitja dhe paketimi i ushqimeve.3. Teknologjia në shëndetësi – Vitet e fundit, mjekësia ka përfituar nga progresi i pandërprerë në fushën e teknologjisë. Me ndihmën e saj, mjekët arrijnë të diagnostikojnë dhe trajtojnë një sërë sëmundjesh që, në të kaluarën, as që mendohej se mund të shëroheshin. Shumë pajisje moderne teknologjike shërbejnë për matjen e parametrave jetësore të njeriut, si: presioni i gjakut, niveli i oksigjenit, ritmi i zemrës, temperatura etj. Pajisjet skaner identifikojnë sëmundje kancerogjene në organe të ndryshme të trupit, duke rritur shanset për parandalimin e tyre.4. Teknologjia në arsim – Teknologjia e ka transformuar mënyrën e mësimdhënies dhe të të nxënit. Sot, gjatë procesit mësimor përdoren zbatime të teknologjisë si: video projektori, tabela e zgjuar (smartboard-i), kompjuterët, softuerët, interneti, tabletat, mobilët etj. Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie/mësimnxënie e bën nxënësin më të interesuar për temën mësimore. Gjithashtu, zvogëlon kohën e të mësuarit, çka i bën nxënësit/et të ndihen më të suksesshëm, më të motivuar për të mësuar dhe të kenë më shumë vetëbesim. tregon ndikimin e teknologjisë në mjedisin ku jetojmë.Pyesni të moshuarit dhe prindërit se cilat kanë qenë mjetet dhe veglat që kanë përdorur për punë të ndryshme në shtëpi apo jashtë saj, për transport apo komunikim. Bëni krahasimin me mjetet që mund të përdorim sot. Diskutoni në klasë si ka ndryshuar mënyra e jetesës në vite.AktivitetFig. 1Fig. 2Fig. 3Fig. 4teknologji, interneti i gjërave (IoT), shtëpi të zgjuara, qytete të zgjuara, sensorë.FJALË KYÇE:
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32