Page 29 - Demo
P. 29
27TEMA 2 NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJITeknologjia në të ardhmenInterneti i Objekteve (ang. Internet of Things) që shkurt njihet si IoT, është një term i ri, i cili i referohet lidhjes së disa objekteve në rrjet. Këto objekte janë në gjendje të mbledhin dhe shkëmbejnë të dhëna, duke përdorur sensorë të ndryshëm të lidhur me to. Shembuj të zbatimeve të IoT-it janë shtëpia e zgjuar (smart home), qytetet e zgjuara (smart cities). Zbatime të tjera janë në bujqësi, arsim, shëndetësi, industri etj. Smart home: Shtëpia inteligjente (e zgjuar) ka një sistem që lidh pajisjet e shtëpisë me internetin, duke bërë të mundur automatizimin e detyrave specifike dhe kontrollin nga distanca. Nëpërmjet këtij sistemi mund të kryejmë detyra si: rregullimi i temperaturës, ndezja dhe fikja e dritave, komandimi i hapjes dhe mbylljes së dritareve, rregullimi i ujitjes në bazë të motit, monitorimi i kamerave të sigurisë, kontrolli i pajisjeve si frigoriferi, rrobalarëset, furra e pjekjes etj. Përdorimi i IoT-it ka përparësi, pasi, duke përdorur pajisjet në mënyrë efikase, kursejmë energjinë elektrike. PROVONI VETEN1. Çfarë kuptoni me teknologji? Tregoni disa lloje të teknologjisë.2. Tregoni si ka ndikuar teknologjia në jetën tonë. Jepni shembuj.3. Çfarë është interneti i gjërave? Cilat nga pajisjet e shtëpisë i keni të lidhura me internetin?4. Ku ndryshojnë shtëpitë e zgjuara nga qytetet e zgjuara?5. Si e imagjinoni ju të ardhmen me zhvillimin e teknologjisë?Qytetet e zgjuara: IoT ka potencialin për t’i shndërruar qytetet e zakonshme në qytete të zgjuara. Përdorimi i IoT zgjidh probleme, me të cilat qytetet e mëdha përballen çdo ditë, si trafiku, zhurmat, ndotja, krimi etj. Fig. 6 Smart home (shtëpia e zgjuar) Qytetet e zgjuaraFig. 5

