Page 30 - Demo
P. 30
28Nxënësi/ja:2.2 Përdorimi i teknologjisë në mjedisTeknologjia dhe mjedisiPërveç ndikimit pozitiv që ka në jetën tonë, teknologjia ka dhe efekte negative. Një ndër efektet negative që ka ardhur si pasojë e zhvillimit të teknologjisë, është ndotja e mjedisit, e cila ndikon direkt në shëndetin e njeriut. Për të zvogëluar ndotjen e mjedisit, si dhe për të përmirësuar jetën e njeriut, u zhvillua një degë e re e teknologjisë që njihet si teknologjia e mjedisit.Teknologjia e Mjedisit njihet edhe si teknologjia “e gjelbër” ose “e pastër” dhe i referohet zhvillimit të teknologjive të reja që synojnë të ruajnë, monitorojnë ose reduktojnë ndikimin negativ të teknologjisë në mjedis dhe në konsumimin e burimeve. Ka disa teknologji novatore mjedisore që ofrojnë praktika dhe zgjidhje të qëndrueshme për mjedisin. Le të shohim disa nga teknologjitë mjedisore që ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit:Energjia e rinovueshme (e ripërtëritshme)Energjia e rinovueshme quhet ndryshe edhe “energji e pastër”. I referohet energjisë së mbledhur nga burimet e ripërtëritshme që riprodhohen natyrshëm. Shembuj të burimeve të energjisë së rinovueshme janë rrezet e diellit, era, uji. Mjetet e sotme teknologjike mjedisore si panelet diellore, turbinat e erës dhe ujit (fig.1 ) i përdorin këto burime natyrore për prodhimin e energjisë elektrike, duke shmangur përdorimin e lëndëve djegëse (si nafta, qymyrguri, gazi natyror). Djegia e lëndëve djegëse për prodhimin e energjisë shkakton ndotje të madhe në mjedis. Me përdorimin e mjeteve teknologjike si panelet diellore, turbinat e erës dhe ujit, ne jemi në gjendje të mbledhim dhe të shfrytëzojmë rrezet e diellit, erën dhe ujin për të gjeneruar energji elektrike. Kjo ka ndikim shumë pozitiv në mjedis.Automjetet elektrikeAutomjeti elektrik është një tjetër teknologji novatore mjedisore për ta mbrojtur mjedisin. Automjeti elektrik vihet në lëvizje nga motori elektrik që punon me bateri rimbushëse. Automjetet, motorët e të cilëve përdorin lëndë djegëse si nafta apo tregon përdorimin e teknologjisë në mjedis nga hulumtimi i bërë në internet dhe libra të ndryshëm.Zhvillimi i teknologjisë e ka lehtësuar jetesën në shumë aspekte. Përveç kësaj, ajo ka ndikim edhe në mjedis. Diskutoni si ka ndikuar teknologjia në mjedisin tonë.AktivitetFig. 1 Panelet diellore dhe turbina e erësteknologji, mjedis, ndotje, energji e rinovueshme, automjete elektrike, teknologjia DAC, banesa ekologjike.FJALË KYÇE:

