Page 31 - Demo
P. 31
29TEMA 2 NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJIFig. 2 Automjeti elektrikbenzina, lëshojnë karbon. Emetimet e karbonit kanë ndikim të madh në rritjen e temperaturës në sipërfaqen e tokës dhe në ngrohjen globale. Ndërsa automjetet elektrike nuk lëshojnë karbon, prandaj nuk shkaktojnë ndotje të ajrit. Kohët e fundit është rritur numri i kërkesave për to, bashkë me prodhimin e tyre, për shkak të popullarizimit si një element pozitiv i transportit që ndihmon në zvogëlimin e faktorëve që ndikojnë në shkatërrimin e mjedisit si ndotja e ajrit dhe gazrat serë.Teknologjia DACTeknologjia e kapjes së drejtpërdrejtë të ajrit, DAC (ang. direct air capture) është teknologjia mjedisore që bën pastrimin e ajrit duke hequr dioksidin e karbonit. Ajo bazohet në parimin e procesit të fotosintezës së bimëve. Ajri shtyhet përmes një filtri me teknologji të lartë nga disa ventilatorë të mëdhenj, nga ku hiqet CO2 në mënyrë efikase, nëpërmjet një sërë reaksionesh kimike dhe fizike. Në fund, bëhet kthimi i ajrit të pastër në mjedis. Ndërsa dioksidi i karbonit që mblidhet, ruhet për përdorime të ndryshme. Kjo teknologji ndihmon në trajtimin e emetimeve nga burime të ndryshme të shpërndara, si gazrat e shkarkimit nga automjetet. Banesat ekologjikeNdërtimi i banesave ekologjike është parë si një tendencë në rritje kohët e fundit, duke marrë parasysh dy faktorë: zhvillimin e teknologjisë dhe ndotjen e madhe mjedisore. Ambientalistët kanë bërë së fundmi thirrje për mbrojtjen e planetit nga ndotja. Kjo ka sjellë në njëfarë mase përdorimin në jetën e përditshme të mjeteve që shkaktojnë sa më pak ndotje mjedisore. Kompani ndërtimi kanë përshtatur teknologji novatore për ndërtimin e strukturave të destinuara për banim apo aktivitet tregtar. Banesat ekologjike kanë ndikim minimal në mjedis, kanë aplikim efikas të energjisë elektrike dhe janë ndërtuar me materiale natyrale, të riciklueshme, jondotëse dhe me teknologji eko-miqësore.PROVONI VETEN1. Çfarë kuptoni me termin teknologji ekologjike? Cili është qëllimi kryesor i saj? Tregoni disa shembuj të zbatimit të teknologjisë në shërbim të mjedisit.2. Tregoni me çfarë materialesh mund të ndërtohet një banesë ekologjike.3. Diskutoni si ka ndikuar teknologjia në mjedisin ku jetoni (qytetin/fshatin tuaj). Për të realizuar këtë ushtrim, ju mund të kërkoni informacion nga më të rriturit, të lexoni në enciklopeditë/revistat që keni, apo të kërkoni në internet.Fig. 3 Teknologjia DAC

